Categories Bota, Politike

Negociatat, Franca pa vendim

Macron, shqetësim për numrin e madh të azilkërkuesve

Ka marrë ngjyrat e një telenovele në pritje vendimi i Francës për negociatat pas nëntë kushteve që vuri Gjermania, por nga Strasburgu, Emmanuel Macron, përmendi indirekt Shqipërinë kur foli për numrin e madh të azilkërkuesve që vijnë nga shtete të sigurta të origjinës dhe që duan hapje negociatash me BE-në.

“Duhet të jemi në gjendje t’i përgjigjemi në mënyrë efektive sfidës migratore, të kemi guximin të përballemi me kërkesën për kontroll të shprehur nga të gjithë bashkëqytetarët tanë, të kemi kthjelltësi për të parë atë që në shumë raste, kërkesa për azil vjen nga shtete te konsideruara thellësisht të sigurta, madje nga njerëz që duan të fillojnë negociatat me Bashkimin Evropian, nga shtete me të cilat kemi liri të plotë të lëvizjes.”

Macron shkoi më tej duke folur për parimet e të drejtës së azilit, për të cilën tha se nuk do të jenë demokratët ata që do ta bëjnë atë të zhduket.

“Do të jenë autoritarët, të zgjedhur nga njerëz që do të kenë frikë, dhe kush do të thotë, këta njerëz nuk janë seriozë që ngatërrojnë gjithçka, dhe na mbrojnë nga asgjëja.” Klan Plus

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME