Categories Lajme

Negociatat/ Genc Pollo për “DW”: Çelja reale pas zgjedhjeve të parakohshme. Zhgënjimi në Shqipëri nga kapja e shtetit

Genc Pollo, ish-deputeti dhe ish-ministri i PD-së shpreson që metodologjia e re e zgjerimit do të mundësojë një konsensus mes shteteve antare të BE për hapjen e negociatave të lidhur me plotësimin e kushteve të Bundestgut Gjerman. Në një intervistë për Deutsche Welle, Pollo deklaron se zhgënjimi e shpresëhumbja kolektive tek shqiptarët nuk erdhi për moshapjen e negociatave por u shkaktuan nga kapja e shtetit. Ai shpjegon se çfarë do ndodhë me Shqipërinë nëse merr përgjigje pozitive në mars.

A po rriten në Shqipëri shanset për një vendim pozitiv lidhur me negociatat e anëtarësimit?

Mendoj që rishikimi i metodologjisë së zgjerimit duket se do të arrijë një konsensus mes shteteve antare të BE mbi çeljen e negociatave. Nëse kjo, me shpresë, ndodh në mars atëherë faktikisht do të kemi një vendim në parim nga liderët e BE për fillim pa kushte të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe një vendim në parim për fillim me kushte (të Bundestagut) për Shqipërinë.

Për Shqipërinë kjo do të thotë konkretisht që Konferenca e Dytë e Pranimit e cila çel negociatat reale do të ndodhë mbasi të kemi mbajtur zgjedhjet e parakohshme. Kjo, ju kujtoj është një ndër 12 kushtet e Bundestagut, pra të Gjermanisë. Gjithmonë nëse ndonjë shtet tjetër nuk ka kushte për të shtuar.

Unë mendoj se plotësimi i ketyre kushteve është një ndihmë e madhe për të ripërmbushur disa standard minimale të demokracisë e shtetit ligj dhe si një rrugëdalje nga kriza e thellë kushtetutese e politike që ka mbërthyer vendin prej kohësh. Kurse negociatat e antarësimit me BE kanë domethënie strategjike por impakti i tyre është afatgjatë.

Politikanë të BE, së fundi Presidenti i PE, Davide Sassoli, deklarojnë që po përpiqen të bindin vendet skeptike, të kryesuara nga Franca, që “procesi i anëtarësimit duhet të fillojë”. Çfarë duhet të bëjë Shqipëria që të përligjë këtë mbështetje?
Ka politikanë europianë të cilët insistojnë se përmes procesit të negociatave dhe përgjithësisht përmes integrimit europian i lidhin fort shtetet e Ballkanit me BE-në dhe pengojnë ndikimin e Fuqive të Treta jo fortë miqësore. Duke i qenë atyre mirënjohës për këtë insistim shumë të rëndësishëm strategjikisht do të thoja sërish se për Shqipërinë me një shoqëri të orientuar nga Europa e Perëndimi ky nuk është problem as madhor e as akut.

Ka politikanë europianë të cilët insistojnë se moshapja e negociatave sjell zhgënjim shtesë në popullsitë e vendeve tona sidomos tek rinia. Jam i sigurt se ata janë dashamirës por unë insistoj se zhgënjimi në Shqipëri që po shkakton shpopullim masiv duke filluar nga 2014 nuk lidhet dhe aq shumë me çeljen apo mosçeljen e negociatave. Zhgënjimi nuk mund të ndikohej nga progres raportet bojërozë e fantaziozë që rekomandonin prej vitesh çeljen pa kushte të negociatave.

Zhgënjimi e shpresëhumbja kolektive tek ne u shkaktuan nga kapja e shtetit, oligarkizimi e pjesërisht kriminalizimi i ekonomisë përfshirja e qeverisë në krimin e organizuar dhe e këtij të fundit në ruajtjen e pushtetit politik aktual. Këto janë shkaqet në rrënjë të krizës së thellë politiko-kushtetuese ndërsa parlamenti e bashkitë moniste janë vetëm një pasojë.

Me Presidentin e Parlamentit Europian zotin Sassoli pata përshtypjen se, ndryshe nga më parë, se kemi të bëjmë me ofiqarë europianë që duan t’i kuptojnë realisht problemet tona si dhe duan të mos qëndrojnë indiferent ndaj tyre.

Krahas përmbushjes së kushteve të Bundestag-ut rruga për normalizimin politik e demokratik në vend kalon nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare e vendore me një qeveri kujdestare. Këtë të fundit e testuan me sukses fqinjët maqedonas të cilët patën në 2017 një krizë akute por gjithsesi pa dimensionin e narkotrafikut që na bëri peshqesh pushteti rilindist.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME