Categories Politike

Negociatat/ Merkel: Franca dha veton për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut! Dëshpëruese, nuk mbajtëm premtimin

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se është dëshpëruese që negociatat për anëtarësim në Bashkimin evropian të mos hapen për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vendim i ardhur ky jo surprizë, pas vetos së Francës. Në një konferencë për mediat gjatë samitit të liderëve të BE-së për çështje të nxehta të unionit, Merkel tha se Gjermania dëshiron që negociatat për dy vendet të hapen pasi si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë progres. Por kjo tha Merkel – nuk ka bërë ende që shtetet anëtare të BE-së të marrin një vendim unanim. “Ka pasur ndasi sa i përket një procesi të përbashkët integrues të Shqipërisë Maqedonisë së Veriut”.

Franca dha kundërshtimin e saj sa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, tha Merkel, duke e vlerësuar një vendim dëshpërues për të dyja vendet. Megjithatë, kancelarja tha se ka pasur disa vende të BE-së që ndarazi dhanë qëndrim skeptik vetëm për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

“Bëhet fjalë për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe jo për anëtarësim, ata patjetër që duhet të përballen me disa kushte që ne kemi vendosur. Në Shqipëri vijon të ketë probleme, përfshi edhe migracionin, megjithëse Shqipëria ka bërë maksimumin sa i përket emigracionit. Kur bëjmë premtime duhet t’i mbajmë ato dhe jo t’i kthejmë shpinën vendeve. Janë disa faza sa i përket anëtarësimit në BE, unë vërtet dua një bashkim të këtyre vendeve, por më parë duhet të kalojnë në faza të ndryshme të këtij procesi”, tha Merkel.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME