Categories Politike

Negociatat/ Meta: Vendet e BE të veprojnë si Bundestagu! Lleshaj: Qëndrimi i Francës dhe Holandës nuk eklipson 26 vende (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje vendeve anëtarev të BE, që të ndjekin shembullin e Gjermanisë. Nga Kukësi Meta tha se duhet reflektim nga këto vende.

“Për negociatat nuk mund të flitet sot pasi asgjë nuk ka përfunduar. Shpresojmë të ketë reflektim. Shpresoj që këto vendet që janë skeptike të ndjekin shembullin e Bundestagut të Gjermanisë”, u shpreh Meta.

Ndërsa ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh nga Dropulli se vendimi i Holandës për qëndrimin kundër hapjes së negociatave është politik, por shtoi se qëndrimi i Francës dhe Holandës nuk mund të eklipsojë 26 vendet e tjera.

“Vendimi  Holandës është politik. 26 vende anëtare e mbështesin pa kushte. Qëndrimi i dy vendeve nuk eklipson 26 vendet e tjera. Nuk kemi një përgjigje negative që po tentohet të bllokohet në dy vende. Nuk është për shkak të Shqipërisë apo Maqedonisë së Veriut, por i duhet atyre kohë.

Ne shpresojmë që Komuniteti i Dropullit të dijë të bëjë zgjedhjet e duhura. Vlerësojmë marrëdhëniet e mira mes shqiptarëve dhe grekëve. Do ketë masa të shtuara nëse do ketë nevojë për masa të shtuara”, u shpreh Lleshaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME