Categories Lajme

Negociatat, përfundon me sukses faza e parë/ KE jep vlerësimin pozitiv për përgatitjen e Shqipërisë

Shqipëria përfundon me sukses procesin “screening” një hap ky drejt integrimit në Bashkimin europian. Komisioni Europian ka dhënë një vlerësim pozitiv për përgatitjen e vendit në këtë drejtim.

Kjo është bërë e ditur edhe nga zyrtari i lartë Marc Jorna, Kryetar i Task Forcës për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për procesin analitik ‘screening’ në Komisionin europian me anë të një postimi në X.

“Përfundoi screening me Shqipërinë. 94 ditë takime, mbi 1000 zyrtarë të Komisionit të përfshirë. Vlerësim pozitiv i përgatitjes së vendit, i vizionit të qartë për rrugën drejt anëtarësimit. Urime për këtë hap të parë në negociatat tuaja të pranimit”

Edhe ambasadorja shqiptare në bashkimin europian ka bërë një postim ku vlerëson arritjet e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit.

“Përfundoi me sukses faza e parë negociatave të anëtarësimit. 14 muaj punë të përkushtuar. 70 takime shpjeguese dhe dypalëshe për shqyrtimin e acquis. 777 prezantime nga + 1000 ekspertë shqiptarë”

Me procesin “Screening” vendi ynë mbyll grup kapitujt për vlerësimin e bazës ligjore që ka tashmë në zbatim Shqipëria në sektorë të ndryshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME