Categories Lajme

Nëna bën rrëfimin e ndjerë mes dhimbjes: Mjeku vizitoi djalin dhe nuk i gjeti trurin, ishte zhdukur

Të bekohesh me ardhjen në jetë të një fëmije është një ndër lumturitë më të mëdha që prek njeriu në jetën e tij. Por fati me të cilin një fëmijë vjen në jetë asnjëherë nuk dihet se si mund ta ndryshojë jetën e prindërve të tij. Bekimi sjell dhe vështirësi nga më të mëdhatë kur fëmija lind me një problem shëndetësor të caktuar, i cili i kushtëzon jetën gjithë familjes. Më e madhe bëhet vështirësia kur edhe fëmija i dytë vjen në jetë me probleme. Në të tilla raste lumturia e të bërit prind përzihet pashmangshmërisht me sakrificën dhe dëshpërimin.

E tillë është historia që do të ndajë sot në emisionin “Historia ime” një nënë shumë e re vetëm 26 vjeç, e cila prindëron mes lotësh dhe dashurisë për dy fëmijët e saj të sëmurë çdo ditë të jetës së saj tashmë prej 8 vitesh.

Mirela Milori: Erdhi djali jot i parë në jetë, më fol për këtë moment.

Diana Plaku: Një kënaqësi shumë e madhe, erdhi në jetë shëndoshë e mirë, kaluan muajt, vijoi duke u rritur, çdo gjë ishte mirë deri në një vit e gjysmë, pastaj filloi të mos reagonte, i ikte ekuilibri, po i ikte shikimi, nuk po ndiqte asgjë. Filluan shqetësimet si çdo prind, shkuam nëpër spitale nga Elbasani në Tiranë. Shkuam në një klinikë private dhe doktoresha më tha që çfarëdo që të bësh djali jot nuk do shërohet. Nga analizat dhe skaneri doli që kishte Antrofi Cerebrale. Pasi burri im punonte në Greqi, shkuam dhe aty me një mjek privat na tha që është vështirë t’ju them por në këtë moment që unë vizitoj fëmijën tuaj, nuk figuron fare truri, nuk është.

Mirela Milori: Çfarë shenjash dhe çfarë jep kjo sëmundje?

Diana Plaku: Kjo sëmundje shkakton tkurjen e trurit, nuk ec, nuk ndjek asgjë fare. Kur ishte 2 vjeç ne mësuam që ai vuante nga kjo sëmundje.

Mirela Milori: Çfarë thanë mjekët, a mund të bëhet ndonjë ndërhyrje?

Diana Plaku: Nuk bëhet asnjë ndërhyrje, asnjë gjë. Thanë që me këtë sëmundje që ka, mund të shkojë deri në 5-6 vjeç. Shkuam në Itali dhe aty na thanë të njëjtat gjëra. Na thanë ju jeni një çift i ri, do bëni fëmijë të tjerë, nuk është rasti i vetëm

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME