Categories Lajme

Nëna e Florian Lamçjes: Sokol Sanxhaktari e përdorte si ‘ushtar’ djalin tim

Emisioni Uniko  trajtoi historinë e vrasjes së Florian Lamçja, ngjarje e ndodhur më 30 Korrik 2020 në një lokal në Elbasan. Të dënuar për këtë ngjarje janë shokët e tij Sokol Shanxhaktari dhe Adriano Hajdari, ky i fundit edhe kushëri i largët i viktimës. Nëna e Florian Lamçja, në intervistën e dhënë, thotë se djali i saj përdorej si “ushtar” nga Sokol Sanxhaktari për të rrahur kundërshtarët e këtij të fundit.

Pyetja: Çfarë e lidh djalin tuaj me Sokol Sanxhaktarin?

Dashuri Lamçja: Unë kam qenë te një shoqja ime që kishte dyqan, pija aty. Florit i thoshin qorr, faktikisht Flori e kishte çarë syrin që i vogël. Edhe u operua dhe nuk shihte me atë sy. Kur dëgjoj unë, thashë kush po i thërret çunit. Kur kam ikur me vrap, shoh unë një makinë luksoze. Doli ky i shëndoshi, unë u tremba. Ç’a do ti me çunin tim, i thashë? Unë e kam shok, tha.

Dashuri Lamçja: Koli, dhëndri i Qazim Sejdinit. Çfarë do ti me çunin tim, u tremba. Mori në makinë çunin ky. I thashë, mos ma fut Florin në ndonjë rrugë. Jo o nëna, tha, unë e kam shok. Florin tim ai e ka mbajtur ushtar. Kriminel është ai, jo Flori.

Pyetja: Çfarë do të thotë ushtar?

Dashuri Lamçja: Ushtar, e mbante mbrapa. Ik rrif këtë, rrif atë.

Pyetja: Për llogari të?

Dashuri Lamçja: Të Kolit, dhëndrit të Qazim Sejdinit. Flori u rrit, kuptonte, u bë i zgjuar. Iku punoi në Itali, u largua nga ky.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të…

LEXO ME SHUME