Categories Lajme

Vrioni: Në dosjen e ish-Sigurimit për tim atë, dilnin bashkëpunëtorë njerëz që kishin ngrënë në shtëpi

Historitë që dalin nga dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit janë të dhimbshme. Kështu rrëfejnë edhe përfaqësues të Autoritetit të Dosjeve. Skënder Vrioni, anëtar i Bordit të AIDSSH tha gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan, se qytetarët që kërkojnë dosjet e tyre shokohen fillimisht kur shikojnë që dalin si bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit vëllai për babanë, apo raste të tjera të ndryshme.

“Fillimisht përballen me pseudonimet e tyre dhe nuk marrin dot vesh emrat. Duhet të kërkojnë një kërkesë tjetër në Autoritet. Kemi të drejtë të zbardhim bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit. Pseudonimet ne i zbardhim. Ia japim. Këtu ndodhin fenomene të çuditshme. Ata shokohen sepse në një dosje bashkëpunëtori del vëllai për babanë, babai për të birin, për nënën etj. Ka histori shumë të dhimbshme në këtë drejtim. Ata janë kuriozë, por kur i shohin të afërmit e tyre, shokohen. Në një rast konkret kisha dosjen e tim ati dhe vëllezërit e mi kërkonin bashkëpunëtorë. Në fakt unë kisha një ide kur isha dhe nuk i lejova ata se dilnin njerëz të afërt, dilnin farefisi, njerëz që kishin ardhur në shtëpi, që kishin ngrënë në shtëpi. Është e dhimbshme ajo”, tha Vrioni. Ai u shpreh se edhe pse rrallë ka pasur nga ata persona që nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë me ish-Sigurimin e Shtetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të…

LEXO ME SHUME