Categories Showbiz

Nëna e Rita Orës tregon se si kan ceri ia ndryshoi jetën

Sëmundja e kancerit në gji, i dha asaj kthesën më të madhe që mund t’i japë jeta, një betejë nga e cila fitorja nuk është e sigurt, por që mosdorëzimi do t’i jepte dhuratën më të bukur. Disa vite më vonë përveç shërimit , do të shihte edhe se si vajza e saj do të shënonte një ngjitje spektakolare duke u bërë një yll botëror. Nëna e yllit ndërkombëtar Rita Ora, Vera Sahatçiu Ora është një nga të mbijetuarat e sëmundjes së kancerit të gjirit.

Ajo e ka përshkruar këtë periudhë të jetës si një sprovë jo të mirë, por që përkrahja e më të afërmve dhe qetësia me veten ishin çelësi me të cilin ajo i bëri ballë sëmundjes deri në fund. Në një intervistë për Telegrafin, nëna e këngëtares Rita Ora ka treguar historinë e saj të suksesit, e cila mund të jetë frymëzuese për këdo që po përballet me një betejë të tillë.

“Ka qenë një shok i papritur se në ato momente nuk mendon se do të prekesh nga kjo sëmundje e tillë. E keqja është se gjithë jeta të ndryshon menjëhere dhe fillova ta pyes veten a do të mbijetoj? Posaçërisht mendoja për efektin e sëmundjes në familjen dhe fëmijët e mi. Mirëpo fatmirësisht ishte në fazën fillestare dhe pata fatin. Ka qenë lajm i vështirë për të gjithë, mirëpo e kam pas përkrahjen e bashkëshortit dhe familjes, dhe ndërhyrjen e menjëhershme për të gjitha masat e duhura për trajtim, që në rastin tim fatmirësisht rezultoj me sukses.Trajtimet të cilat mora për këtë sëmundje kanë qenë të gjata dhe të vështira, u fokusova diku tjetër në mënyrë që ta largoja vëmendjen prej sëmundjes. Në vazhdimin e studimeve për përfundimin e diplomës si doktoreshë, në Angli. Kam kaluar provimin shtetëror gjatë trajtimit dhe kjo më bëri krenare për suksesin tim personal”, u shpreh Vera Ora.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME