Categories Lajme

Nëna gjen vajzën e saj pas 32 vitesh, emocionohet shumë dhe i bie të fikët në krahët e saj

32 vite më parë, Esperanza, e cila ka ardhur në programin “E diela shqiptare” në Tv Klan u bë nënë e një vajze, të cilën e quajti Marsida. Mentaliteti i kohës, shtatzënia në moshë të vogël, mospërkrahja nga familja dhe babai i vajzës, e detyruan ta lindte e vetme.

Dy javët e para, kujton ajo në “Ka Një Mesazh Për Ty” i qëndroi pranë për t’i dhënë gji, por më pas u detyrua ta linte në jetimore sepse i duhej të kthehej në shtëpi.

Esperanca: E lashë në jetimore, bëra dokumentat. Atje shkoja, e vëzhgoja nganjëherë, pastaj kur shkova melezen se donte ta njihte, ka vdekur edhe tezja, thanë që “nuk është këtu, ka vdekur”. Kur thanë ata ka vdekur, më ra si të fikët atje në jetimore. Pastaj me mendjen time thashë’ mbahu fort, bëhu e fortë Esperanca”.

Sikur ma ndiente që ose do e kenë birësuar, ose do jetë aty dhe nuk ma tregojnë. Kur mora vesh që vajza kishte vdekur, unë piva ilaç që të vdisja dhe unë. Më çuan te Spitali Ushtarak dhe aty doja të hidhesha nga kati i tretë.

Ardit Gjebrea: Vetëm nga dëshpërimi. Esperanca: Ajo ka ditëlindjen më 29 Gusht, unë marr shoqet e mia, vajzën e dajës dhe i them “hajde hamë ndonjë gjë se ka ditëlindjen Marsida”. Këtë vit ajo mbush 32 vjeç më 29 Gusht.

Esperanca gjen vajzën e saj Marsida pas 32 vitesh. E kishte ëndërruar gjithë jetën këtë moment aq sa nuk mundi t’a përballojë emocionalisht dhe për pak sekonda i ra të fikët. Por tashmë është mirë dhe më e sigurt se kurrë në krahët e të bijës që e priti me shumë dashuri këtë takim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME