Categories Showbiz

Nëna ia bëri jetën “ferr” nuses së tij, 29-vjeçari: Kthehu, më ka marrë malli

Një histori prekëse ëshët trasmetuar ditën e sotme në “Ka një mesazh për ty” tek “E diela shqiptare”. Bëhet fjalë për Sikedin, 29-vjeçari i cili ftoi bashkëshorten e tij, Matildën. Prej 20 ditësh, çifti kanë vendosur të ndahen dhe kjo për shkak të prindërve të djalit.

Ai tregoi historinë e tij, duke pranuar se nëna e tij i ka shkaktuar shumë dhimbje bashkëshortes së tij, duke arritur që dhe ti ndryshojë mendjen dhe atij, duke u sjellë keq me atë që ka në krah. Sikedi tha se për shkak të ndikimit, ka bërë shumë gabime kundrejt Matildës dhe pikërisht veprimet e përsëritura të tij bënë që Matilda të heqë dorë.

Ai tha se ka hequr dorë nga familja dhe bashkë me Matildën të jetonin veçmas. Ai tha se e ka pasur të vështirë ti dilte kundër familjes, por për të më e rëndësishme është Matilda. Ai kërkon që ajo ti thotë po dhe të kthehen bashkë në shtëpinë që do marrin të dy.

Ai ftoi Matildën, e cila e priste që pas ekranit do ishte bashkëshorti. Me lot në sy, ajo e pranoi që e do, por nuk mund ti jepte një mundësi pasi nuk dilte dot më kundër prindërve. Këta të fundit nuk e pranonin më atë lidhje, pasi prindërit e djalit nuk kanë treguar kurrë respekt për të dhe për familjen e saj.

E reja tha se ka frikë dhe nuk ka besim, por nuk tha jo. Ajo kërkoi vetëm një kusht, që prindërit e tij të takonin prindërit e saj. Por, këtë kusht Sikedi nuk mund t’ja plotësojë, pasi prindërit e tij nuk e duan Matildën. Për këtë, ai tha se nuk mund të detyrojë njerëzit që ta duan lidhjen tonë. Për të e rëndësishme është që ata të dy të jenë mirë dhe ai ka reflektuar për gabimet që ka bërë.

Në fund, kur e reja nuk pranoi ta takojë, pasi nëna e saj nuk e lejoi, Sikedi i tha që të paktën të takohen se e ka marrë malli. Por, takimi nuk shkoi siç ai kishte menduar

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME