Categories Lajme

Nëntë orë ndërhyrje me anestezi totale, detajet tronditëse nga vdekja e 3-vjeçarit, ngjarja u tentua të mbahej e fshehtë

Detaje tronditëse dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi vendin tonë, ku një 3-vjeçar humbi jetën pas ndërhyrjeve te dhëmbët që kishte bërë në një klinikë private.

Mësohet se ndërhyrja në gojë për vogëlushin kishte nisur më datë 28 shtator në klinikën private, ndërsa ndërhyrja kishte zgjatur për nëntë orë.

Ndërkohë, pas shfaqjes së komplikacioneve, djali kishte ndërruar jetë më 18:00 të datës 1 tetor në pediatrinë e QSUT. Ngjarja është tentuar që të mbahet e fshehtë, ndërsa asnjë institucion, polici apo spital, nuk e raportoi ngjarjen. Referuar dëshmisë së mjekëve, si pasojë e anestezisë, është dëmtuar mëlçia, duke i sjellë vdekjen 3-vjeçarit.

Pas publikimit të lajmit në media, policia e Tiranës doli me një njoftim të shkurtër, ku thuhej se ishte proceduar mjeku që kishte bërë ndërhyrjen.

Ndërkohë, klinika private sot ishte e hapur, ndërsa u mbyll sapo u pa prania e grupeve të xhirimit të mediave. Nga ana tjetër familjarët kërkojnë zbardhjen e ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME