Categories Opinion

Nëse jeni bërë njëherë lav.ire, gjithmonë do mbeteni la.vire

Nga: Ilir Demalia

Media dhe pluralizmi shqiptar nuk janë kapur sot, u krijuan si mision i kapur. Këto ditë kanë zënë faqet e para të shtypit dhe në lajmet e mediave vizive vendin kryesor, largimet apo transferetat e gazetarëve nga një kanal televiziv në një tjetër. E gjitha kjo po komentohet si presion i kryeministrit Rama, për të kapur të gjitha gazetat dhe televizionet. Askush nuk bën pyetjen, pse gazetaria dhe programet televizive janë në këtë gjendje sa që kanë arritur ti nënshtrohen Edi Ramës?!

Ashtu si pluralizmi politik edhe gazetaria e vitit 1991 me përjashtime të disa gazetarëve që nuk bëhen as sa gishtat e dorës, sot të larguar nga kjo jetë nga zhgënjimi dhe dëshpërimi apo të mënjanuar, të gjithë ata që morën drejtimin e medias dhe partive politike në 1990 ishin pjesë e ish-nomenklaturës komuniste apo gazetarë të shtypit të kontrolluar nga Partia Punës Shqipërisë me në krye Zërin e Popullit dhe të tjera gazeta si Zëri Rinisë, Bashkimi, Drita Sporti e.t.c të cilat kontrolloheshin para se të çfaqeshin në publik nga Zyra shtypit në Komitetit Qendror të Partisë me drejtor Miti Tona. Një shtyp që kontrollohej gërmë për gërmë nga zyra e Miti Tonës u botuan gjatë pranverës së vitit 1990 artikujt e “guximshëm” të Ismail Kadaresë, Sali Berishës, Ylli Popës, Kujtim Çashkut e.t.j

Në vërshimin e ri pluralist dhe mediatik spikaten “talentet” e bashkëpunëtorëve dhe të “Syrit vigjilent” Sigurimit Shtetit me në krye kryeredaktorin e “Zërit Rinise” Remzi Lani (Holta) apo Preç Zogaj (Çiftelia) dhe të tjerë. Në misionin e tyre pavarësisht retorikës, as pluralizmi i kontrolluar as media si shërbëtore e zotërove të rinj, nuk mund ti shërbenin frymës së vërtetë dhe vlerave të lirisë.

Në të kundërt ata bllokuan frymën e lirisë së medias duke u bërë pronarë dhe zaptues të objekteve shtetërore duke i kthyer më pas në biznese private si pallate apo markata e vila. Remzi Lani u bë fill Drejtor i Institutit Medias dhe bordit të Soros që kontrollonte gjithë fondet e ardhura nga jashtë për median e lirë. Ish kryeredaktori i Zerit të Rinise organi më i rëndësishëm i shtypit pas Zërit të Popullit tani kontrollonte financat sebashku me Agim Isakun, Preç Zogaj si antarë të bordit Soros ku kanë kaluar një pjesë e rëndësishme sot e gazetarëve në këtë rrjet përfshi edhe kryeministrin Rama i cili vazhdon edhe si kryeministër lidhjet e forta me Soros. Ata që kishin propaganduar për vite si propagandues të ideologjisë komuniste tashmë prostituojnë me terrenin e ri kapitalist shqiptar me paguesin më të parë dhe kjo është arsyeja qe gazetat dhe TV-të sot në Shqipëri nuk kanë një linjë solide editorial apo ideologjike-politike-ekonomike. I gjithë shtypi është bjeri ti bimë bada-bing e bada-bung.

George Orwell ka shkruar: Mbani mend; “Mbani mend; Pandershmëria dhe burracakëria gjithmonë kanë çmimin e vet…As mos ta imagjinoni që pasi për vite me radhë keni bêre propagandë servile ndaj regjimit sovjetik, apo ndonjë regjimi tjetër, papritmas të ktheheni në një moralizues. Nëse je bërë njëherë lavire,mbetesh gjithmonë Lavire”…

Media për 30 vjet nuk arriti kurrë të bëhet pushtet i katërt. Ajo shërbeu si pjese e pushteteve në funksion të krijimit bizneseve të tyre duke përdorur pushtetin e radhës. Mediat u ndërtuan nga njerëz që nuk kishin asnjë lidhje me median si pronarë mediash. Ndërtues filluan të hapin TV si presion ndaj qeverisë për leje ndërtimi apo biznese të tjera dhe favore në bashkëpunim me qeveritë e radhës dhe aspak të fjalës së lirë dhe funksionit si pushtetit të katërt.

Po ashtu emisione televizive dhe gazetarë filluan të venë gjoba në biznese me probleme që përkraheshin nga qeveria dhe kishin probleme evazioni fiskal, ndërtime pa leje apo shumë pisllëqe në kazanin e pisllëkut qeveri-biznes-media. Sot nuk ka asgjë të re nga fronti mediatik që është vënë pothuaj nën kontroll të plotë nga Edi Rama. Sot paraqitet plaga e majisur e gjendjes së medias ashtu si ajo politike dhe ekonomike me abuzimin e pushtetit dhe korrupsionit me vetë kontributin e pronarëve mediatik si pronar dhe gazetarëve shërbëtor në funksion të marrëveshjeve të pista shtet-pronar.

Ylli Rakipi në intervistën e para dy ditëve në ORA, flet për një drekë para një apo dy muajsh në një restorant luksoz në Tiranë në mes Kryeministrit, Aleksandër Frangajt pronarit të KLAN dhe bizneseve të tjera dhe Blendi Fevziut anchor i emisionit OPINION.

Në asnjë vend demokratik ku pretendohet se ka liri dhe shtet ligjor gazetari si pushtet i katërt nuk shkojnë gazetarët apo pronarët e bëjnë miqësi me pushtetarë apo të hanë dreka e darka me vera 1000 dollarëshe si darka mafiozësh për zonat që do kontrollojnë! Kjo nuk është gjë e re gjatë këtyre 30 vjetëve. E ka bërë Berisha, Nano, Berisha përsëri po kurrë kaq hapur dhe kaq në mënyrë arrogante dhe mafjoze sa po e bën Rama tani. Kjo sepse tashmë media e ka ngrënë lugën e çorbës dhe është pjesë e krimit shtetëror në marrëveshjet e pista me pushtetet e radhës. Në qoftë se një ditë do të ketë veting ky veting duhet të jetë edhe për gazetarët dhe pronat e tyre dhe pronarët mediatik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

Shoqëria “sugar daddy”!

Nga Xhensil Shkëmbi Këtë term e kisha dëgjuar, e dija çfarë ishte por deri dje…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME