Categories Sport

“Nëse ke hundën e madhe, tani je në pozicion jashtë lojë”, Ceferin sulm ndaj VAR

VAR është padiskutim një nga risitë më të bujshme në botën e futbollit, por gjithashtu është dhe një nga teknologjitë më të debatuara. Roli i video asistentit në fushë jo gjithnjë është pritur mirë, me kalimin e kohës dhe me implementimin e tij në kampionatet më të rëndësishme, ka shtuar dhe më shumë debatin për funksionalitetit e tij. Në mënyrë befasuese, është presidenti i UEFA, Aleksandër Ceferin ai i cili sulmon hapur teknologjinë në fushë në një intervistë të dhënë për “Daily Mirror”:

“Nëse ke një hundë të madhe, tani je në pozicion jashtë loje. Propozimi jonë është të ketë një tolerancë prej 10-20 cm”. Nga pozicioni jashtë loje në faullin me dorë, edhe në këtë pjesë Ceferin ka ankesa: “Kishim ftuar dy javë më parë trajnerët më të mirë në botë, Klopp, Guardiola, Max Allegri, Ancelotti, Zidane. Shefi i arbitrave, Roberto Rossetti i tregoi një faull me dorë. Gjysma e dhomës tha se ishte, gjysma tjetër tha jo, kjo thotë gjithçka.

Rregullat nuk janë të qarta. Në Angli disa arbitra nuk e shohin fare VAR, në Itali rrinë gjysmë ore duke e parë, është një kaos. Siç e thashë dhe më lart, askush nuk mund ta shpjegoj nëse është apo jo një faull me dorë. Arbitri nuk është një psikiatër për të kuptuar nëse ishte apo jo e qëllimshme. Për fat të keq nuk mund të themi se nuk do ta përdorim më, në të kundërt do na vrisnin, duhet ta përdorim për të qetësuar stafet e ekipeve”, u shpreh ndër të tjera Ceferin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME