Categories Covid-19

“Nëse keni besim në zot, nuk do të infektoheni”, habit kryeministri malazez: Jam besimtar, e kalova në këmbë

Deklaratave mbi mënyrën e menaxhimit të pandemisë i është shtuar dhe një perlë e thënë nga kryeministri i mandatuar i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç. Ai deklaroi publikisht se masat anti-Covid janë të panevojshme nëse qytetarët janë fetarë, besojnë në Zot.

Sipas Krivokapiç besimi në zot është ai që tund malet dhe jo masat e kota që skanë asnjë vlerë, “Nëse keni fe, nuk keni asnjë problem, nuk do të infektoheni nga kungimi”, ka thënë ai. I pyetur nëse masat kundër pandemisë së koronavirusit janë ta palogjikshme nëse ka fe, ai tha “natyrisht”.

Portali i njohur “CDM” i ka quajtur këto deklarata të rrezikshme, derisa gazeta “Vijesti” i ka quajtur skandaloze. Edhe partitë politikë e kanë kritikuar për këtë qasje ndaj pandemisë.

“Retorika që kryeministri i caktuar Zdravko Krivokapiç demonstroi publikisht mbrëmë, duke folur për fenë dhe koronavirusin, është skandaloze dhe e rrezikshme. Mandatari tha në emisionin Naisto TV Vijesti se ai e kapërceu koronavirusin në këmbë, dhe pas kësaj ai deklaroi: “Nëse keni besim te feja, nuk keni asnjë problem, nuk do të infektoheni me kungimin me të njëjtën lugë me besimtarët e tjerë””, shkruan CDM.

Në Malin e Zi kohët e fundit është rritur së tepërmi numri i të prekurve me koronavirus. Deri më tash, në këtë vend me pak mbi 600 mijë banorë, janë regjistruar mbi 25 mijë raste pozitive dhe 364 raste të vdekjes.

Zdravko Krivokapiç ndërkohë është pjesë e partisë proserbe, “Demokracia e Re Serbe” dhe në zgjedhjet e fundit ishte lider i koalicionit fitues “Për të ardhmen e Malit të Zi”. Partia e tij është e lidhur ngushtë me Kishën serbe në Mal të Zi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME