Categories Lajme

“Nesër do të na thonë se ka UFO në Kukës”, ironia e Palokës: Ja pse e zbuluan tani celulën terroriste iraniane

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, tha në rubrikën “Opinion”, në News24, se zbulimi i celulës terroriste iraniane u bë tani, pasi pikërisht tani i duhet kryeministrit Edi Rama për të tërhequr vëmendjen nga vendimi negativ i Bashkimit Evropian për mos hapjen e negociatave.

“Celula u zbulua tani, sepse tani i duhet Edi Ramës. I duhet Ramës për të tërhequr vëmendje nga negociatat. Përpiqet të sajojë histori të tjera, që do të thotë se ka gërrmuar e gërrmuar dhe iu nxori këtë të terroristëve. Qëllimi i tij ky është, të tërheqë vëmendje nga negociatat. Ishallah nuk del Ardiu Veliu nesër të thotë se janë parë UFO në Kukës”, tha Paloka.

Megjithatë, është një ngjarje e madhe, nëse do të ndodhte një sulm terrorist …

Absolutisht. Por, del sot sepse i duhet Edi Ramës, që të krijojë panik dhe ankth te qytetarët, që t’iu thotë të mos merren me gjërat e përditshme, buka e gojës, spitalet, shkollat, se ka gjëra më madhore. Sa herë ka pas skandale, Rama përpiqet të gjejë kështu gjërash për të tërhequr vëmendje. Sigurisht me brekushe nuk tërheq dot vëmendje dhe nxori këtë grupin.

Duke mbetur te negociatat, vazhdon jehona. Rama përplaset me Bashën …
Rama është i pashqetësuar, që nuk iu hapën negociatat, sepse gjendet mirë në këtë batakun që ka krijuar vetë. ky është problemi madhor, që kemi. Nëse ne do kishim një status tjetër, nuk do menaxhonte dot marrëdhëniet me krimin, siç bën sot. Ndaj, Rama e ka gjetur parajsën, për të lind dielli çdo ditë, për shqiptarët ka filluar errësira, që kur ai erdhi në pushtet. Rama i ka milionat, vilat, udhëtimet me charter, jetën e bën mondane. Nuk po diskutojmë mirëqenien e Ramës, por të shqiptarëve. Dera, në fakt, iu mbyll Ramës, por pasojat i vuajnë shqiptarët.

Është detyra jonë të vëmë para përgjegjësisë këtë kryeministër, që sot është i vetmi përgjegjës për mos hapjen e negociatave. Ato kushtet që shtohen e shtohen, nuk vijnë se kështu i teket gjermanëve, holandezëve apo francezëve, por se ky zotëria bën hapa pas. Pse nuk ka kushte për Maqedoninë, ku e fundit ishte kërkesa ekstreme për ndryshimin e emrit, dhe që e realizoi. Maqedonia arriti deri në atë nivel të realizimit të kushteve, sa sot nuk ka arsye për të mos ja hapur negociatat. E kundërta ndodh me ne.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME