Categories Kuriozitete, Sport

Futbollisti 83-vjeçar, në kërkim të një klubi të ri: Jam i fortë si guri

Futbollisti më i vjetër në Angli, Dickie Borthwick, insiston se ai mund të luajë 90 minuta të plotë përkundër që muajin e ardhshëm do t’i mbushë 84 vjet. “Do ta jap më të mirën time. Jam i fortë si guri, s’kam frikë dhe e dua futbollin”.

Njeriu i njohur si futbollisti më i vjetër në Angli ende stërvitet çdo ditë në tentim për ta përmirësuar edhe më shumë teknikën dhe fuqinë e goditjes së tij, në rast se i vjen mundësia të luajë për ndonjë klub të ri.

“Më poshtë është një mur. Unë shpeshherë e stërvis goditjen time duke e goditur topin drejt murit dhe kjo më ndihmon që t’i mbajë këmbët në formë sa më të mirë”, ka thënë Borthwick në një intervistë për SportBible. “Çdo mëngjes unë dal te dera e shtëpisë dhe marr dhjetë herë frymë thellë. Unë gjithashtu e bëj këtë edhe në mbrëmje, para se të fle”.

Inxhinieri i pensionuar nga Weymoth e kishte filluar karrierën e tij si futbollist në pozitën e qendërsulmuesit, mirëpo më vonë kishte luajtur si sulmues i krahut të majtë. “Jam në dispozicion tani. Më mungon shumë të luaj futboll”, shtoi ai.

Ai për momentin është pa klub, pasi që ekipi i veteranëve për të cilët luante tashmë është mbyllur. Është edhe një tjetër ekip i veteranëve afër vendit ku ai jeton, mirëpo ai po e kërkon një sfidë të re. “Ata janë garues dhe kanë lojtarë që janë 35 dhe 40-vjeçarë. Nuk janë veteranë. Ne luanim futboll çdo dy javë. Kishim diçka të cilën mezi e prisnim. Por, ato ditë tanimë kanë marrë fund”, tha Borthwick.

Borthwick, tifoz i Manchester Unitedit, i ka bërë më shumë sesa 1600 paraqitjet gjatë karrierës 72-vjeçare të tij, me Ross Countyn, Invergordon Town, Dorset e Portland Town. Për më tepër, Borthwick ishte njoftuar se është prekur nga kanceri, por ishte shëruar pas vetëm tetë javësh trajtim.

View image on Twitter

“Ata ma dhanë lajmin e keq, por ishte i trajtueshëm. Dashuria ime për futbollin më shtyu ta luftoj atë sëmundje dhe unë e mposhta shpejt”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME