Categories Covid-19, Lajme

Nesër nis vaksinimi anti-COVID në Shqipëri

Përmes një njoftimi në Facebook kryeministri Edi Rama bëri me dije se ditën e hënë do të nisë vaksinimi anti-COVID. Nën moton “Shqipëria Buzëqesh” nesër do të fillojë vaksinimi në stadiumin “Air Albania” ku dhe janë bërë përgatitjet për të nisur këtë proces.

“LAJM I MIRË #ShqipëriaBuzëqesh Nesër nisim vaksinimin antiCovid19
#PunëJoGjumë,” – thuhej në postimin e Ramës.  Siç është njoftuar dhe më parë, do të ketë një plan vaksinimi, ku të parët që do të marrin shërbimin do të jenë personat të cilët janë më të rrezikuar nga virusi.

Gjatë inspektimit të krijimin e kushteve për nisjen e vaksinimit kundër COVID-19 në stadiumin “Air Albania”, znj. Manastirliu tha se vaksinimi do të nisë fillimisht për mjekët dhe infermierët, fillimisht stafi mjekësor në spitalet COVID dhe më pas do të vazhdohet me personelin e urgjencave dhe reaminacionit.

Ministrja e Shëndetësisë ka bërë me dije se procesi i vaksinimit do të jetë çdo ditë 8 deri në 10 orë, ku gjatë 60 minutave do të vaksinohen rreth 60 persona. Çdo person që do të vaksinohet do të duhet të presë në ambientin e stadiumit 30 minuta për të parë nëse do të ketë komplikacione.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME