Categories Lajme

Nesër Stuhia Ciara prek Shqipërinë, ja çfarë paralajmëron meteorologia

Stuhia Ciara ka shkaktuar viktima në Europë dhe dëme të mëdha materiale, tani po i afrohet edhe Shqipërisë sipas meteorologëve. Mendohet që ajo do prekë Shqipërinë ditën e nesërme. Për të na sqaruar për këtë stuhi me forcën e një uragani ka qenë në studion e lajmeve në Ora Neës, Adiola Bani nga Meteoalb.

Kjo stuhi ka qenë shumë problematike për Kontinentin Europian, por vendi ynë do të mbetet në periferi të kësaj stuhie dhe ajo që paraqitet problematikë do të jetë dita e nesërme, ku do të kemi ardhjen e një sistemi vranësirash që sontë gjatë natës duke sjellë reshje të pakta  në pjesën më të madhe të territorit dhe nesër gjatë mesditës do kemi reshje mesatare dhe lokalisht intesive. Reshjet më të dendura do jenë në zonat veriore dhe zonat verilindore të vendit. 

Përsa i përket erës që shkakton dëmet më të mëdha të shoqëruar me shi do të jetë problematike vetëm në brigjet detare, sonte gjatë natës deri nesër në mesditë me shpejtësi 65-70 km/h. Duke filluar që nga mesdita e nesërme do të kemi rënie të intesitetit të erës dhe përmirësim të kushteve të motit. Puna në port nuk do pezullohet sepse për t’u pezulluar era duhet të jetë më e fortë. 

Duke qenë se kemi vranësira dhe reshje në gjithë territorin sigurisht që presim edhe rënien e temperaturave. Më i ndjeshëm do jetë gjatë mesditës së nesërme me të paktën tre gradë, kryesisht në territorin verilindor të Shqipërisë. Ditën e shtunë duke qenë se do ketë edhe diell do na sjellë një ritje graduale të vlerave termike nga dita në ditë duke patur kështu temperaturë normale për muajin shkurt”, shprehet Adiola nga Meteoalb.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME