Categories Lajme

New York, 16 vjeçarja Greta Thunberg sfidon kongresin amerikan për klimën

16 vjeçarja Greta Thunberg, e njohur nga e gjithë bota si aktivistja suedeze për çështjet e klimës, ka sfiduar Kongresin amerikan teksa ka folur përpara komisionit special për krizën klimaterike dhe komisionit të punëve të jashtme.

Edhe dje ajo nuk i kurseu kritikat ndaj ligjvënësve amerikanë duke inicuar një apel për nevojën për të dëgjuar shkencëtarët dhe për tu bërë bashkë me ta në reagimin për të shpëtuar planetin.

Fjala e aktivistes suedeze ishte në fakt një apel për legjislatorët amerikan për të lëvizur nga stanjacioni i tyre përballë krizës klimatike.

Një ditë më parë gjatë një takimi me një grup pune të Senatit amerikan, Greta kishte paralajmëruar duke thënë se ‘nuk kemi nevojë për lëvdatat tuaja, nuk duam të jemi të ftuar për të dëgjuar nga ju se sa të zotë jemi, dhe pastaj për të mos bërë asgjë.

E ardhur në New York me një barkë me vela për të kursyer ndotjen e ambjentit prej avionit, Thunberg ka shtrënguar duart e thuajse gjithë botës politike amerikane, mes të tjerash dhe ato të Barak Obama me të cilin u takua të hënën duke i thënë: Unë dhe ti jemi një skuadër.

Me moton “Të Premten për Ardhmërinë”, më shumë se 1 milion aktivistë do të mblidhen në New York për të protestuar me shpresën për të zgjuar botën.

Para një jave Greta Thunberg mori pjesë në një protestë të të rinjve, përpara Shtëpisë së Bardhë.

“Unë jam jashtëzakonisht mirënjohëse për secilin prej jush, jam krenare për të gjithë ju. Ne jemi shumë, shumë më tepër nga sa mendoja në fillim. Ne kurrë nuk do të ndalemi. Le të vazhdojmë të luftojmë”- tha Greta Thunberg me një megafon në dorë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME