Categories Kulture

New York Times 1911: Shqiptarët janë raca më e bukur në Evropë

“Fizikisht Shqiptarët janë raca më e bukur në Evropë”, thuhet në një shkrim të New York Times, të shkruar po thuajse një shekull më herët.

Në këtë shkrim të publikuar më 21 maj 1911, gazeta prestigjioze “New York Times”, vëmendje të veçantë i kushton bukurisë së grave shqiptare, dukjes, ecjes, vallëzimit dhe elegancës së tyre. Krahas bukurisë, NY Times, shqiptaret i përshkruan edhe si shumë të talentuara. Po ashtu ky shkrim nxjerrë në pah edhe intelektin shqiptar, ku thuhet se në Kostandinopojë krahas burrave, e ushtarëve të mirë, atje mund të takosh edhe zyrtarë shqiptarë.

“Gratë Shqiptare janë shumë të bukura, me flokë ngjyrë të errët, dhe nganjëherë sytë e tyre janë ngjyrë gri. Ecja e tyre është një kënaqësi për tu parë, si dhe vallet e tyre kur konkurronin në Serbi. Herën e parë kur pashë të kërcenin, më dhanë një kënaqësi të veçantë. Lëvizjet e tyre janë elegancë dhe forcë së bashku. Po, ato janë shumë të bukura dhe shumë të talentuara. Janë si Skocezët në shekullin e shtatëmbëdhjetë. Dhe dua të them që janë nga racat më të mira intelektualisht dhe fizikisht në Ballkan. Nëse ju shkoni në Kostandinopoje, do të gjeni se burrat më të mirë, jo vetëm ushtarë, por edhe zyrtarët janë Shqiptarë”, thuhet në shkrimin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Fest Folk 2024 “Sofra Konispolate”, nata e dytë me dhjetra grupe artistike nga Konispoli, Saranda, Delvina, si dhe nga mbarë Shqipëria dhe Kosova

Për dy netë radhazi, me nismën e bashkisë së Konispolit dhe mbështetjen e Këshillit të…

LEXO ME SHUME