Categories Lajme

Nga 1 janari 2022 përjashtohen nga taksat pagat deri në 40 mijë lekë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Korça se programi i Partisë Socialiste është puna dhe për këtë ka një plan veprimi. “Ne kemi një Plan Veprimi. Ne do të heqim tatimin mbi pagat deri në 40 mijë lekë. Nëse deri sot vetëm paga minimale nuk paguan taksa, nga 1 janari i 2022-it, të gjithë ata që paguhen deri në 40 mijë lekë nuk do të paguajnë më taksë. Kjo nuk është pak, kjo është e rëndësishme”, u shpreh Rama.

“Tani ata që marrin deri në 40 mijë lekë dhe qenkan me PD apo parti të tjera, – shtroi pyetjen Rama, – janë të gatshëm ata që të votojnë për t’i vënë vetes taksën 9 %? “Sot e kanë minimale taksën mbi pagën, sepse ne kemi tjetër model. Ne themi: kush fiton më pak, paguan më pak dhe sa më lart të ngjitesh, aq më shumë duhet t’i japësh shtetit.

Ata thonë e kanë të të gjithë njëlloj, por nuk është njëlloj, se kur thonë 9 % taksë mbi një pagë 40 mijë lekë të fut në ankth se çfarë do të paguash më parë nga detyrimet e muajit, kurse 9 % te ai që merr 10 milionë lekë nuk ndjehen kur vjen puna te detyrimet e muajit”, deklaroi Kryeministri. Pra, nuk është njëlloj, është e kundërta, tha Rama, pra kush fiton më pak, paguan më shumë me taksën e sheshtë.

Megjithatë, informoi Rama, “atyre që kanë një pagë nga 1.2 milionë lekë deri në 2.5 milionë lekë, ku taksimi ynë progresiv e ka barrën më të lartë, ne do t’ua ulim këtë barrë nga 1 janari 2022”. Sipas tij, këto nuk janë premtime elektorale, pasi u shpreh ai, ne jemi në punë. “Ne po themi si do të vazhdojmë punën”, deklaroi Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME