Categories Lajme

Nga Dritan Leli/ Takim virtual me drejtorët e shkollave, të të gjitha cikleve, në Vlorë

Nga Dritan Leli

Pas një ndërprerjeje të gjatë të procesit mësimor, ky ishte takimi i parë virtual i një cikli takimesh që do të zhvillojmë, në ditët në vijim, me drejtorët e shkollave, të të gjitha cikleve, në Vlorë.

Në bashkëpunim me Drejtoreshën Alma Bakiu si dhe drejtues të shkollave 9 vjeçare, përkatësisht të shkollave Ibrahim Kushta,Marigo Posio, 15 Tetori Jani Minga,Avni Rustemi, Zenel Murro, Zigur Lelo,sot diskutuam rreth gjendjes aktuale, nevojat e shkollave, masat mbrojtëse dhe gjithë udhëzimet e publikuara dje nga Ministria e Arsimit.  Me virusin ende në qarkullim në shkallë botërore, shoqëria po përgatitet për një “realitet të ri”, në të cilin arsimi mund të jetë ndryshe nga sa kanë njohur nxënësit, mësuesit, prindërit dhe komuniteti.

Udhëzuesi dhe ne të gjithë, synojmë të ndikojmë në përgatitjen e shkollave që të jenë fleksibël në planifikimin dhe në organizimin e procesit mësimor, të gatshme për t’u ofruar nxënësve mjedise të sigurta duke respektuar rregullat e distancimit fizik dhe masat e tjera mbrojtëse, si dhe të afta për t’u përballur me pasojat e pandemisë COVID. Që shkolla ta përmbushë këtë synim, nevojitet planifikim, angazhim i të gjithë aktorëve në sistemin arsimor dhe rishikim e ndryshim i planeve në varësi të ecurisë së pandemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME