Categories Showbiz

Nga Eduart Grishaj e deri tek Mark Frroku, tri lidhjet e famshme të Rudina Dembacajt

Rudina Dembacaj, sot aktore hunori, po përflitet gjerësisht në media për lidhjen e re, gje që mendohet se ka qenë pikërisht shkaku që i dha fund martesës 3-vjeçare me babain e vajzës. Gjithnjë e spikatur për karakterin shpërthyes te një vajze lozonjare me sens humori, Rudina prej disa kohësh është e lidhur me ish-deputetin Mark Frroku. Ajo e falënderoi këtë të fundit në inaugurimin e lokalit të saj:Dua të falënderoj Markun për besimin”. Para se të kurorëzonte dashurinë e saj në martesëme Aleksin, aktorja ka qenë e fejuar me një personazh tjetër të njohur nga bota e televizionit sot. Ai është pikërisht Eduart Grishaj, i dashuri aktual i Arbana Osmanit. Lidhja mes të rinjve u kurorëzua në fejesë në vitin 2011, por mori fund pak kohë më pas. Në një intervistë për “Panoramën” në vitin 2011, Rudina tregonte se ishte njohur në Edin në një televizion lokal në qytetin e Shkodrës. Ata kishin katër vjet lidhje dhe vendosën të fejoheshin në një festë të vogël me familjet, buzë detit në Shëngjin.

” Quhet Edi, është nga Malësia e Madhe. Jemi njohur në qytetin e Shkodrës, në kohën kur unë isha studente në Fakultetin e Juridikut. Në atë kohë, punonim të dy në një Tv lokal, unë bëja një emision timin, ndërsa Edi xhironte dhe montonte, pra kamera dhe montazhi i emisionit. Kemi gati katër vjet lumturisht bashkë. Fejesën nuk e kërkoi asnjëri, erdhi momenti për të ndodhur dhe ndodhi. Çdo gjë ndodhi gradualisht”, shprehej moderatorja.

Asokohe Eduarti i dhuroi një unazë diamanti Rudinës, e cila e adhuronte shumë, megjithatë fejesa e tyre nuk shkoi drejt martesës. Ish-bashkëshorti Aleks e ka surprizuar gjithashtu aktoren me një unazë floriri të dizenjuar me gurë diamanti.

”Festa ishte e vogël me njerëzit tanë të afërt, në një lokal shumë intim, në Shëngjin pranë detit. Unë mora unazën tradicionale të fejesës me një gur të dukshëm diamanti. Mmmm, sa e dua këtë unazë. Ah, sa për bashkëjetën, kjo ka ndodhur përpara se të fejoheshim”. Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku, çifti më i ri janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit në lokale të njohura të Shkodrës.joq/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME