Categories Lajme

Nga Gjermania në Vlorë, turistët kalojnë dimrin me kampera buzë detit Jon

Vlora është zgjedhja e turistëve edhe në mes të dimrit. Prej më shumë se një muaji disa shtetas gjermanë janë vendosur me kampera buzë Jonit. Shqipërinë e pëlqejnë për natyrën e qetë e klimën e ngrohtë.

Nga Gjermania në Vlorë për t`i shpëtuar motit të zymtë e të ftohtë. Prej më shumë se një muaji këta turistë janë vendosur me kamperat e tyre buzë Jonit.

Natyra e qetë e klima e butë thonë se do t`i mbajë aty deri në dalje të dimrit.  “Vendi është shumë i bukur, njerëzit të sjellshëm. Është një eksperiencë e bukur. Kjo është mënyra jonë e jetesës, kemi nisur një tur para dy vitesh, tani ndodhemi këtu e më pas do të udhëtojmë drejt Greqisë e Turqisë”.

Nuk e mohojnë që drejt Shqipërisë janë nisur me paragjykime të mëdha. Turistët nga Gjermania tregojnë se shumë prej miqve kanë shprehur habi për zgjedhjen e tyre. “Jam e surprizuar nga çfarë kam parë këtu. Mendova se njerëzit do të ishin të varfër, në Gjermani njerzit më thoshin me habi: Çfarë? Do shkosh në Shqipëri? Tani kur flas u them miqve të mi se njerëzit janë miqësorë dhe vendi është i bukur”.

Por Shqipëria nuk i ka zhgënjyer. Disa prej tyre kanë vendosur të rikthehen në dimër pas vizitës disa javorë verën e kaluar.

 “Është hera e dytë që jam këtu. Kam qenë më parë verën e kaluar dhe kam qëndruar 5 javë. Pyjet, deti, dielli temperaturat më pëlqen çdo gjë. Miqve të mi ua rekomandoj Vlorën e Shqipërinë për pushime”.

“Moti është i mirë këtu. Në Gjermani bie shi, është ftohtë. Më pëlqen Shqipëria shumë ndoshta mund të rikthehem edhe pse ne preferojmë të shkojmë në vende që nuk i kemi shkelur”.

Vlora është një ndër qytetet bregdetare më të vizituara gjatë stinës së verës. Autoritetet vendore janë shprehur se synojnë turizmin gjithëvjetor, por gjatë dimrit ky qytet i ka ende të pakët turistët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME