Categories Sport

Nga Italia, të sigurt: Lazio siguron Kumbullën

Marash Kumbulla sipas të gjitha gjasave sezonin e ardhshëm do të jetë lojtar i Lazios. Mediat italiane e bëjnë të sigurt arritjen e marrëveshjes mes drejtuesve bardhekaltër dhe atyre veronezë në takimin “blitz” që u zhvillua gjatë mbrëmjes në Villa San Sebastiano. Lotito dhe Tare nga njëra anë dhe Setti e Tony D’amico në krahun tjetër kanë rënë dakord parimisht për kushtet e transferimit e tashmë kanë mbetur për t’u përcaktuar vetëm disa detaje. Një lëvizje e befasishme kjo e Lazios që djeg Interin e Juventusin, që gjithashtu kishin shprehur interes konkret për futbollistin e lindur në vitin 2000.

Sikurse është njoftuar më herët, marrëveshja është arritur për 18 milionë euro, plus dy futbollistë të Lazios, që do të marrin rrugën e kundërt me Kumbullën, pra do t’i bashkohen Veronës. Flitet për Lombardin, aktualisht i huazuar te Salernitana, dhe për Berishën, që do të kthehet nga huazimi në Gjermani. Lazio thuajse ia ka dalë për të rrëmbyr një nga zbulimet e sezonin në Serinë A.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME