Categories Lajme

Nga java e ardhshme maska e detyrueshme kudo në Shqipëri, ose gjoba në faturën e dritave

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një konferencë me median me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Prezanton rregulla të reja, me qëllim sipas kryeministrit për të ndalur një karantinë të dytë që do të ishte ‘si cjapi tek kasapi’ për ekonominë shqiptare

Edi Rama: 
“Nga java e ardhshme maska e detyrueshme kudo, përveç shtëpisë dhe restorantit apo barit ku je ulur në tavolinë.  Maska e detyrueshme në çdo mjedis, çdo rrugë, hapësirë publike. Masa ndëshkimore do të zbatohet për të gjithë tek fatura e dritave të mos ketë asnjë iluzion asnjë individ që mund ti shmanget gjobës.

“Situata në vend është larg së qeni situatë që mund të qëndrojmë pa u shqetësuar. Na duhet së bashku të parandalpojmë një karantinë të përgjithshme të dytë”

Policia e shtetit dhe ajo bashkiake do ju kontrolloje

Edi Rama: Policia e shtetit dhe policia bashkiake do të survejojë territorin dhe do të jetë tolerancë zero. Në autobus, në shesh, në park, në rrugë.

Nëse për bizneset gjoba do të vendoset në rrugë tradicionale, për individët gjoba në faturën e dritave. Nuk mund të rrezikojmë kaq shumë për hir të disave që janë në shumicë.

Nuk dimë impaktin e gripit sezonal me covidin. Do të përgatitemi më të keqen. Do luftojmë që të mos mbyllim Shqipërinë.

Maska do mbahet brenda dhe jashte

Edi Rama: Më mirë një maskë sot se mbyllja e dyqanit nesër më mirë një maskë sot se mbyllja e shkollës nesër. Do mbaj maskë jashtë, brenda nuk diskutohet.

Siç e shihni është një tendencë e përgjithshme që nuk i shmangemi dot. Kam parë një sërë vendesh që janë kthyer tek oraret e kufiizuara të shërbimeve tek mbyllja e bareve ne orën 8-9 të darkës. Nuk dua të shkojmë drejt këtyre masave ta kalojmë dimrin pa këto masa.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME