Categories Lajme

Nga pritja te konferenca Rama-Zelensky, detaje nga Samiti për Ukrainën, që mbahet të mërkurën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky pritet të mbërrijë mbrëmjen e sotme në Shqipëri, në kuadër të samitit, i cili mbahet të mërkurën për Ukrainën. Në Aeroportin e Rinasit, Zelensky do të pritet nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Sakaq, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do të pritet të mërkurën në orën 09:00 nga kryeministri Edi Rama. Pas takimit me Zelenskyn, shefi i qeverisë shqiptare në orën 11:00 do të presë liderët nga Ballkani Perëndimor në Pallatin e Kongreseve.

Kurse Bashkimi Evropian nuk do të sjellë presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, por Oliver Varhelyi. Nga vendet fqinje, Greqia nuk do të ketë asnjë përfaqësim në Samit, kurse Maqedonia e Veriut në ditën e parë do të përfaqësohet nga Presidenti Stevo Pendarovski dhe një ditë më pas me kryeministrin Talat Xhaferin.

Pas kësaj, kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do të mbajnë një konferencë për mediat për t’iu përgjigjur interesit të gazetarëve, të cilët do të ndjekin nga afër punimet e samitit. Presidenti i Ukrainës, pas mbajtjes së konferencës do të largohet nga Shqipëria, kurse liderët e Ballkanit Perëndimor do të qëndrojnë për takimin e së enjtes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME