Categories Lajme

“Ngadalë, por po tërhiqen nga veriu”, Zelensky: Beteja të forta na presin përpara

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha gjatë një fjalimi se situata ushtarake në lindje të vendit “mbetet jashtëzakonisht e vështirë”.

Ai tha se trupat ruse po tërhiqen në veri, “ngadalë, por në një shkallë të dukshme”.

Megjithatë ai paralajmëroi se ata po grumbullohen dhe po përgatiten për goditje të reja të fuqishme në rajonin e Donbasit dhe qytetin Kharkiv.

“Beteja të forta na presin përpara. Nuk mund të mendojmë sikur i kemi kaluar të gjitha sfidat”, tha ai.

Zhvillimet:

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq do të bëjë ditën e sotme një tjetër përpjekje për të evakuuar civilët në Mariupol, pasi dështoi ditën e djeshme.

Më shumë se 3 mijë qytetarë mundën që të largoheshin nga qyteti port ka njoftuar Zelensky.

Forcat ukrainase kanë rimarrë qytetet e Bucha dhe Irpin, që ndodhen në veri të Kievit.

Ministria e Jashtme ukrainase tha se nuk mund të konfirmojë ose mohojë pretendimet se forcat e saj sulmuan një depozitë nafte në Rusi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë/ “Unë ose do të ul hundën ty ose do të ikësh”, drejtori kërcënon vartësen. Mësuesja: Më ngacmoi seksualisht

Emisioni Fiks Fare ka transmetuar mbrëmjen e sotme rastin e Margarita Taraj, mësuese e klasës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, ndërron jetë 65-vjeçari në Kurbin

Policia njofton se rreth orës 07:30, në fshatin Shullaz, shtetasi N. J., rreth 65 vjeç,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia/ I mori jetën burrit duke e goditur me sëpatë, Elvira Tahiraj pranon krimin: E vrava unë!

Saranda u trondit ditën e djeshme nga krimi në familje, ku 49-vjeçarja Elvira Tahiraj vrau…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rimbursimi për profesionet e lira, Tatimet: Afat deri më 27 Dhjetor për deklarimin e llogarive

Tatimpaguesit e profesioneve të lira që nuk kanë deklaruar ende llogaritë bankare kanë afat deri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Në prag të mbylljes së vitit qeveria ka rishpallur edhe një herë tenderin për Portin…

LEXO ME SHUME