Categories Lajme

Ngelën në qiell të hapur pas tërmetit, banorët e Durrësit të zhgënjyer për bonusin

Një pjesë e qytetarëve durrsakë janë të zhgënjyer nga mënyra e aplikimit online për bonusin e qirase.Banorët e njësisë administrative numër 3 qëndrojnë në radhë për orë dhe ditët të tëra dhe nuk mbarojnë dot punë.“Nuk jam në gjendje të mirë shëndetësore të rri në këmbë gjithë ditën. Kam 3-4 ditë që vij dhe iki që në 7 të mëngjesit”, shprehen banorët.Sorollatjet nuk kanë fund dhe këta banorë ankohen se në këto zyra mungon edhe interneti.“Kam ardhur tre herë për të aplikuar online, por sorollatjet nuk kanë fund, ne kemi familje nuk mund të vazhdohet kështu”, thotë një tjetër qytetare.Një sportel është i pamjaftueshëm ndaj dhe banorët kërkojnë shtim të tyre.“Ka plot njerëz gjithmonë thonë se do të hapen dy, por asgjë”, shprehen banorët.Telashet nuk kanë fund për të dëmtuarit nga tërmeti në Durrës. Disa nuk gjenë ende në sistem pallatin e dëmtuar.“I kam të gjitha dokumentet, por më thonë që nuk gjendet pallati, edhe pse e kam vetëm dy hapa larg”, tregon një tjetër banore.Ka dhe nga ata qytetarë që nuk ju intersojnë paratë e bonusit por duan që shtëpitë t’ju ndërtohen.“Ne jemi në pallat. Kush do ti bëjë. Nëse do ti bëjë aplikuesi përse ne duhet të bëjmë aplikimin”, tha një tjetër qytetare.Në të gjithë qarkun e Durrësit janë ngritur 56 sportele për aplikimet online për bonus qeraje por me sa duket ato nuk janë të mjaftueshme që banorët të mbarojnë punë brenda ditës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME