Categories Lajme

“Ngelës”, Rama zbut fjalorin: Sot do doja të isha student protestues dhe jo kryeministër

Ndryshe nga dy ditë më parë, kur Edi Rama i quajti studentët protestues ngelës, sot deklaroi në Facebook se sot do të zgjidhte të ishte student protesues dhe jo kryeministër në zyrë.

Në këtë tërheqje, Rama i ftoi studentët të takoheshin me të, pa drejtues apo pedagogë.

“Shqetësimi adresohet përmes dialogut. Dua që ta dinë se kam shumë për t’u thënë por patjetër kam shumë dëshirë t’i dëgjoj ballë përballë pa administratorë, pa pedagogë, studentët që i zgjedhin vetë. Ky vend e ka fituar prej 5 vitesh lirinë e plotë të protestës pa rrezik nga plumbat. Protesta e ka pasur të garantuar pacenueshmërinë e statusit të saj. Po të mund të zgjidhja dot sot do të doja të isha dhe njëherë studentë protestues jo kryeministër në zyrë. 

Po si kryeministër dhe si protestues i dikurshëm kam bindjen se duke dëgjuar njëri tjetrin dhe në këtë rast duke u bërë bashkë, për të shtyrë me forcë përpara modernizimin, mund të përshpejtojmë dhe bëjmë më mirë punë kolosale. Shkurt fjala se sa rrinë në rrugë dhe çfarë kërkojnë ata, kjo është e drejta e tyre legjitime. Ama detyra ime është që t’i dëgjoj dhe t’i mbështes në adresimin e shqetësimet e tyre në çdo rast që ata do të donin të bisedonin. Kur të duan dhe po të dëshirojnë të dinë ndonjë gjë, bujrum, kjo zyrë është e imja. Por pushteti i kësaj zyre është i kujtdo që kërkon ta përdorë për idenë e duhur në shërbim të vendit dhe shoqërisë dhe të ardhmes që fëmijët e Shqipërisë meritojnë”, tha Rama.

Por në një përgjigje për komentuesit në Facebook dy ditë më parë, që i kërkojnë të zgjidhë hallin e studentëve, Rama i hodhi benzinë zjarrit duke u sjellë njësoj si me protestuesit e Unazës apo ata të Teatrit, që i përçan në të mirë dhe të këqinj.

Me një cinizëm të pashoq, Rama pyet: “janë të gatshëm taksapaguesit që të paguajnë shpenzimet për studentët ngelës?”, duke i grupuar kështu ata në nxjënës të mirë dhe nxënës të dobët.

Protesta, tashmë e shtrirë në disa qytete të vendit, duket se ka detyruar Ramën jo vetëm të tërhiqet nga këto komente, por edhe të zëvendësojë cinizmin e tij me një empati të shtirur.

REAGIMI:

edi-rama

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME