Categories Lajme

Ngjarja e rëndë që tronditi Berlinin, si njiheshin në zonë dy shqiptarët

Ashtu siç dhe e kemi raportuar më herët një shqiptar u vra të shtunën, ndërsa ishte rrugës për të shkuar tek familja e tij në kryeqytetin e Gjermanisë.  Blendi G, 47 vjeç, punonte si roje në dyqanin e Boss në Berlin. Ai po kthehej në shtëpi pas një feste.

200 metra pa mbërritur tek familja, një person me pulovër të bardhë i del përpara dhe e qëllon për vdekje. Autori i krimit qëllon edhe mbi veten duke humbur edhe ai jetën.

Një dëshmitar tha se tentoi që të ndihmonte Blendin, por ishte e pamundur.

‘Ai mori dy-tre herë frymë dhe ndërroi jetë’. Policia beson se edhe autori i krimit ishte shqiptar, rreth 60 vjeç.

Blendi G., nga Tirana, jetonte prej vitesh në Gjermani. Nuk dihen arsyet e krimit të rëndë. Policia tha se po merr në pyetje disa dëshmitarë.

‘Motivet e krimit janë plotësisht të paqarta,’ tha një zëdhënës policie. Për shkak se në rrugën ku ndodhi krimi, nuk kishte shumë lëvizje, policia shpreson që të gjejë dëshmitarë që kanë parë ngjarjen.

Policia nuk e përjashton mundësinë që motivi i krimit të vijë nga çështje private. Të dy burrat ishin regjistruar në të njëjtën adresë në Berlin. Blendi la pas gruan dhe dy fëmijë, vajzën 6 vjeç dhe djalin 14 vjeç.

Një mik i tij tha se Blendi ishte njeri familjar dhe nuk dilte shumë dhe as nuk shoqërohej me shqiptarë. ‘Nuk mund ta kuptoj pse duhej të vdiste,’ tha ai. ‘Ishte tip i këndshëm dhe nuk kishte armiqësi’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME