Categories Lajme

Ngjarja në Tiranë, flet 19 vjeçari dhe ‘shoku’ i viktimës: Pamë vetëm plumbat, jo autorët!

Pak orë pas atentatit të ndodhur në Tiranë, pasditen e djeshme policia ka marrë në pyetje dy nga katër të plagosurit që ndodhen në Spitalin e Traumës.

Dëshmia e Arben Danit dhe 19 vjeçarit Azbi Selimaj nuk i ka ndihmuar hetuesit për të identifikuar autorët. Ata kanë thënë se nuk kanë mundur të shohin asgjë vetëm kur janë hasur me breshërinë e p lumbave. Arben Dani është mik i v iktimës dhe personave të tjerë që ndodheshin në tavolinë me të dhe kishte ardhur nga Durrësi për t’i takuar.

Si ndodhi ngjarja e rëndë një ditë më parë

Atentati ndodhi rreth orës 16:15, në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Personat e armatosur lëviznin me një automjet tip “Mercedes E Class” të zi dhe vetëm njëri prej tyre ka q ëlluar me breshëri kallashnikovi nga jashtë në drejtim të lokalit, ku ndodheshin të ulur në një tavolinë viktima dhe personat e tjerë. Për pasojë ka mbetur i v dekur në vend Erion Çela 35 vjec,  si dhe janë pl agosur katër të tjerë, të cilët janë dërguar te spitali i Traumës.

Të plagosurit janë: Arben Dani 46 vjeç, Blerim Çela 28 vjeç, vëllai i viktimës, Edmond Cëroi, 41 vjeç daja i v iktimës dhe Azbi Selimaj, 19 vjeç. Ky i fundit ishte klient jo kamarairi i lokalit dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihet cili ka qenë objektivi i këtij atentati.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humbën jetën tragjikisht në aksident, dy motrat përcillen për në banesën e fundit

Familjet Xhepa dhe Hasko kanë hapur dyert e mortit pas humbjes tragjike të dy motrave,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Sekuestrohen armë dhe municion luftarak në dy banesa, arrestohet 44-vjeçari

Specialistët e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Befasia”, duke goditur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“E bëra për hakmarrje”/ Zbardhet dëshmia e autorit të atentatit të dështuar në Elbasan

“E bëra për t’u hakmarrë për vëllain tim, të cilin e ka plagosur 15 vite…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i fuqishëm në “Mesopotam Agroturizëm”, flakët rrezikuan edhe kabinat prej druri

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e sotëm Mesopotam Agrotourism Resort, në rrugën Sarandë–Syri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri, nga të cilat 12 mbeten aktive

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri,…

LEXO ME SHUME