Categories Lajme

Shkencëtari britanik: Njerëzit s’mund të vaksinohen çdo gjashtë muaj

Shkencëtari Andrew Pollard,  i cili ndihmoi në zbulimin e vaksinës Oxford-AstraZeneca ka deklaruar se dhënia e disa dozave përforcuese njerëzve disa herë në vit nuk është e realizueshme. Vaksinimin çdo 4 ose 6 muaj ai e cilësoi si diçka të paqëndrueshme dhe të papërballueshme.

Sipas tij, dozat përforcuese duhet t’i jepen personave që kanë më shumë nevojë sesa fëmijëve ose grupmoshave të tjera dhe se duhet të mblidhen më shumë të dhëna sesa herë duhet t’i marrin dozat njerëzit që janë më të rrezikuar nga virusi.

Aktualisht në Mbretërinë e Bashkuar personat mbi 18 vjeç dhe personat mbi 16 vjeç që janë të rrezikuar nga virusi po marrin dozën e tretë të vaksinës. Izraeli ka nisur injektimin e dozës së katërt ditën e hënë për personelin shëndetësor dhe personat mbi 60 vjeç.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humbën jetën tragjikisht në aksident, dy motrat përcillen për në banesën e fundit

Familjet Xhepa dhe Hasko kanë hapur dyert e mortit pas humbjes tragjike të dy motrave,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Sekuestrohen armë dhe municion luftarak në dy banesa, arrestohet 44-vjeçari

Specialistët e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Befasia”, duke goditur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“E bëra për hakmarrje”/ Zbardhet dëshmia e autorit të atentatit të dështuar në Elbasan

“E bëra për t’u hakmarrë për vëllain tim, të cilin e ka plagosur 15 vite…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i fuqishëm në “Mesopotam Agroturizëm”, flakët rrezikuan edhe kabinat prej druri

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e sotëm Mesopotam Agrotourism Resort, në rrugën Sarandë–Syri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri, nga të cilat 12 mbeten aktive

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri,…

LEXO ME SHUME