Categories Lajme

Ngjarja që tronditi Fierin/ Humbën fëmijën 5 vite më parë, Gjykata vendos rihapjen e çështjes

Një ngjarje e rëndë tronditi Fierin, në vitin 2012, ku në afërsi të banesës së tij, një furgon i një kompanie private aksidentoi për vdekje një dyvjeçar.

Bashkëshortët Luftar dhe Pranvera Buzi janë banorë të fshatit Kallëm i Vogël i rrethit Fier. Menjëherë mbërriti policia dhe kreu arrestimin në flagrancë të shoferit të furgonit, dhe duke ia kaluar materialet për hetime të mëtejshme prokurorisë së rrethit Fier, me prokuror Çlirim Sino. Pas tre ditësh pikërisht në masën e vlerësimit të arrestit, gjykata e shkallës së parë Fier vendosi, ta lirojë autorin e ngjarjes, duke e lënë atë të lirë.

Sipas prindërve të të dy vjeçarit, por edhe sipas dokumenteve shkresore këtu fillon gjithë padrejtësia, korrupsioni apo neglizhenca e organit të akuzës nga prokurori Çlirim Sino për faktin se: Prokurori Çlirim Sino, e miratoi në heshtje vendimin e gjykatës që vendosi lirimin e autorit të aksidentit për faktin se ai nuk e apeloi vendimin e gjykatës së shkallës së parë Fier, ndërkohë që prokurorët nuk lënë asnjë vendim gjykate që është në kundërshtim me kërkesën e tyre.

Burime për Fax News bëjnë me dije se prokurori Arben Dyla e pushoi procedimin penal ndaj Çlirim Sinos me arsyetimin se vepra penale në këtë akuzë të bërë nga familjarët nuk ekziston.

Por bëhet me dije se Gjykata e Lushnjes nuk e pranoi kërkesën e prokurorit Arben Dyla për pushimin e procedimit penal ndaj kolegut të tij për të cilin kërkoi shfuqizim të vendimit. Gjykata e Lushnjes ka arsyetuar se prokurori Dyla nuk kishte kryer veprimet e duhura ndaj kolegut Çlirim Sino, dhe se duhet të vazhdojnë hetimet e mëtejshme pasi sipas tij, në këtë çështje ka vepër penale dhe duhet të përfundojnë hetimet brenda tre muajve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Himarë/ 74-vjeçari gjendet pa shenja jete në dhomën e hotelit në Jalë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në Jalë, në Bashkinë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 31-vjeçari dërgohet me urgjencë drejt Traumës, U rrëzua në greminë, duke mbledhur çaj mali

Drilon Agolli, 31 vjeç u rrëzua ditën e djeshme nga një shkëmb në Malin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanionet e Gjipesë, nxirren 4 turistët e bllokuar në greminë

Katër turistë u bllokuan në kanionet e Gjipesë, pjesë e territorit të Bashkisë së Himarës, mesditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME