Categories Opinion

Ngjela: Studentët po gjunjëzojnë Ramën

Studentët janë të pamposhtur se janë në kohën e tyre. Ata janë në kohën historike – ashtu siç i ka pritur vetë Shqipëria

Nga Spartak Ngjela

I. Politikanët e korruptuar shqiptarë nuk dinë ta bëjnë dallimin midis kohës nënshtruese dhe kohës historike. Se janë injorantë. Studentët janë në kohën e tyre historike, kurse Rama e kompani kërkon t’i blejë.

Dallimi midis kohës nënshtruese dhe asaj historike qëndron në faktin se, nëse e para është koha e lakejve që shiten, blihen dhe nënshtrohen me frikë, koha historike është koha e dinjitetit që të udhëheq vetë drejt shpëtimit të shoqërisë nga vargonjtë e skllavërisë. Prandaj studentët janë të pamposhtur. Ata po duan të shpëtojnë veten dhe Shqipërinë. Dhe do ta shpëtojnë.

II. Çfarë po iu tregojnë studentët shqiptarëve? Ata po iu mësojnë dinjitetin dhe moralitetin, dhe kjo nuk është pak për shoqërinë shqiptare. Të gjithë shqiptarët kanë marrë forcë nga qëndresa studentore, kurse korrupsioni llomotit gënjeshtra përditë.

Çfarë do të arrijnë studentët? Së pari do të gjunjëzojnë kryeministrin që ky të shesë rektoratet dhe t’i akuzojë këta për korrupsion. Ai do thotë “unë nuk kam ditur gjë”. Por studentët do qeshin.

Kjo nuk mjafton. Pastaj Rama do të godasë ministrat e korruptuar. Studentët përsëri do të qeshin, se ata janë në kohën e tyre historike, të cilën Rama nuk e kupton, por e ndien me frikë.

III. Studentët janë shumë humanë, dhe kjo tregon se ata kanë kohë që kultivohen, dhe ka kohë që e analizojnë korrupsionin kryeministror shqiptar. Ata e dinë që nuk kanë të ardhme, se nuk kanë atdhe. Prandaj janë të vendosur: ata do t’i kthejnë vetes dhe të gjithë shqiptarëve Atdheun e grabitur nga hordhitë e korruptuara. Të gjithë do të fitojmë atdheun e grabitur, prandaj të gjithë duhet të jemi me studentët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

Shoqëria “sugar daddy”!

Nga Xhensil Shkëmbi Këtë term e kisha dëgjuar, e dija çfarë ishte por deri dje…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME