Categories Lajme

Nis fushata ndërgjegjësuese “Mëso të lexosh ushqimin tënd”

Duke nisur nga sot, 1 maj 2021, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Projektit për Sigurinë Ushqimore nisin një fushatë ndërgjegjësuese për konsumatorin me sloganin: “Mëso të Lexosh Ushqimin Tënd”

Etiketat ushqimore janë një mjet shumë i rëndësishëm për informimin e konsumatorëve. Kjo fushatë ka në fokus nxitjen e konsumatorëve për të lexuar etiketat përpara se të blejnë produktet ushqimore të paketura.

Tashmë vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 434 datë 11.7.2018 ‘Për Etiketimin e Ushqimit dhe Informacionin e Konsumatorit’ është në fuqi dhe është përafruar me Ligjin e Bashkimit Europian për sigurimin e informacionit ushqimor për konsumatorët (Rregullorja e BE 1169/2011).

“Ky është një lajm shumë i mirë për konsumatorët shqiptarë, pasi shumë detaje të reja dhe të rëndësishme, të tilla si: informacioni për alergjenët duhet të paraqiten në shqip në etiketën e produkteve.

Gjithashtu, ky vendim ve nën përgjegjësi operatorët e biznesit ushqimor që informacioni në etiketat ushqimore të jetë i saktë, i qartë, i thjeshtë për t’u kuptuar dhe jo çorientues”, thekson AKU.

Sipas AKU, për një shpërndarje sa më të gjerë të mesazhit “Mëso të Lexosh Ushqimin Tënd”, kjo fushatë do të transmetohet në kanalet kryesore të televizioneve shqiptare si edhe në rrjetet mediatike sociale të institucioneve partnere.

Fushata do të përfshijë një partneritet edhe më të gjerë me rrjetet e mirënjohura të supermarketeve shqiptare, përmes afishimit të posterave, me informacion të detajuar për t’i dhënë konsumatorëve informacionin e duhur mbi elementët kryesorë të etiketave, duke i ndihmuar ata të bëjnë zgjedhjet e duhura të produkteve ushqimore.

Me financimin e Bashkimit Europian, Projekti “Mbështetje për Standartet e Sigurisë Ushqimore, Veterinare dhe Fitosanitare” vihet në zbatim nga një grup i udhëhequr nga Autoriteti i Sigurisë Ushqimore në Irlandë (FSAI).

Grupi zbatues përfshin gjithashtu Autoritetin e Ushqimit në Finlandë, Departamentin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Marinës në Irlandë, dhe Creative Business Solutions (CBS) në Shqipëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME