Categories Lajme

Nis mësimi te ‘Politekniku’, orët e humbura do zëvendësohen në fundjavë

Në Universitetin Politeknik të Tiranës nisi mëngjesin e sotëm procesi mësimor, pas pezullimit që në datën 26 nëntor, prej lëkundjeve të fuqishme të tërmetit.Godinat  ku zhvillojnë mësim disa fakultete, mes tyre ai  arkitekturës e urbanistikës, janë vlerësuar si të sigurta për të zhvilluar mësim studentët. Pritet që me rinisjen e procesit mësimor të bëhet dhe zëvendësimi i orëve të humbura.

“Sot ka filluar procesi mësimor normalisht që do të zgjasë deri ditën e shtunë që do të zhvillohet mësim, pastaj besoj do marrim pjesën e pushimeve. Në fillim u dha një datë e mëparshme për rifillimn e mësimit, më pas u shty për shkak të dëmtimeve që ka fakulteti i Inxhinierisë, godina A, godina e vjetër, ndërsa për fakultetin e Arkitekturës ka rifilluar mësimi. Ka një orar me dy turne, paradite dhe pasdite për zëvendësimit e orëve të humbura. Për këtë fundjavë kemi njoftim vetëm për ditën e shtunë por që besoj që pas festave të fundvitit do fillojë që të kemi zëvendësim ditëve të shtuna dhe të diela”- u shpreh një prej studenteve

Nga ana tjetër, godina e Inxhinierisë së Ndërtimit, ka pësuar dëme të cilat e bëjnë të pasigurt zhvillimin e mësimit, ndaj është marrë vendimi që procesi mësimor të rinisë me datë 6 janar. Kjo godinë e ndërtuar në vitet ’80, pësoi dëme edhe nga tërmeti i 21 shtatorit, dëme të cilat u riparuan, por më goditjet e tërmetit të 26 nëntori, u mor vendimi për pezullimin e mësimit.

Në këtë godinë do të kryhen ekspertiza më të thelluara për të arritur në një vendim për ndërhyrjet që do të kryhen. Ndërkohë që pritet që me datë 6 janar studentët e Inxhinierisë së Ndërtimit të rifillojnë mësimin në godinat e tjera të UPT, po shihet mundësia që një pjesë ta zhvillojnë te fakulteti i fizikë-matematikës. Nga pezullimi i mësimit deri më datë 6 janar preken rreth 2000 studentë.

Edhe në Universitetin e Mjekësisë mësimi do të rinisë më datë 6 janar, pasi edhe këto godina pësuan dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit. Godinat ku pati më shumë dëme dhe kërkohet një kohë më e gjatë për të kryer riparime, janë godinat e Anatomisë dhe Infermierisë. Pritet që Universiteti i Mjekësisë të marrë një vendim për mënyrën së si do të zëvendësohen orët e humbura.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME