Categories Lajme

Nis shpërndarja e bonusit, të moshuarit marrin 5 mijë lekë bashke me pensionin e prillit

Nis shpërndarja e bonusit prej 5 mijë lekësh për pensionistët në vend. Janë rreth 700 mijë pensionistë që përfitojnë këtë mbështetje financiare për të përballuar rritjen e çmimeve.

Pensionistët e vlerësojnë këtë mbështetje financiare por theksojnë se duhet më shumë .Ata shprehen se e kanë të vështirë që të përballojnë kostot e jetesës dhe në shumë raste mbështeten nga fëmijët.

Shpërndarja e bonusit do të bëhet sipas datës së tërheqjes së pensioneve dhe do të jetë i vlefshëm për 3 vite.Të ardhurat për këtë shpërblim u siguruan nga mbledhja e taksës së jashtëzakonshme për eksportuesit e mëdhenj të energjisë. Në total fondi i vënë në dispozicion për shpërblimin e pensionistëve është 3.5 miliardë lekë. Ndërkohë që rritja e pensioneve për këtë vit do të miratohet ne tetor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME