Categories Politike

Nisin punimet për rikonstruksionin e rrugës që do të lidhë “Urën e Mesit” me “Kalanë e Drishtit

Në Shkodër kanë filluar punimet për rikonstruksionin e rrugës që do të lidhë “Urën e Mesit” me “Kalanë e Drishtit”, Loti II & III”, një degëzim i rrugës Shkodër-Dukagjin, i cili të çon në fshatin Drisht dhe në Kalanë e Drishtit. Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën të ditur se “projekti është ndarë në dy lote: loti 2, Ura e Mesit – Drisht, fillon pas Urës mbi lumin Kir dhe përfundon në 2 km+980. Aktualisht rruga është tërësisht e amortizuar dhe në pjesën më të madhe të gjatësisë së saj nuk kanë mbetur më shtresa asfaltike. Trupi i rrugës është me gropa të formuara nga kushtet atmosferike dhe mungesa e disiplinimit të ujërave në të. Në këtë segment ka dy ura në të cilat është parashikuar ndërhyrje për zgjerimin e tyre”.

“Loti 3, Drisht – Kala e Drishtit, fillon në dalje të fshatit Drisht dhe përfundon në hyrjen e Kalasë së Drishtit në 3 km+ 070. Problemet bazë në këtë segment janë rrëshqitjet në trupin e rrugës dhe në pjesët mbi rrugë. Një problem është edhe mos disiplinimi i ujërave të cilat sjellin amortizim të shpejtë të shtresave asfaltike. Në rrugë mungojnë elementët mbrojtës”, – thekson FSHZH. Sipas FSHZH-së, rikonstruksioni i rrugës Ura e Mesit- Kala e Drishtit do të ndihmojë në zhvillimin e ekonomive bujqësore dhe turizmit në zonë.

Kjo ndërhyrje përbën vetëm një ndër shtyllat e ndërhyrjeve për zonën e Drishtit, që është pjesë e programit 100 Fshatrat të Qeverisë shqiptare, i cili do të bëjë të mundur rivitalizimin e Drishtit dhe kthimin e tij në një model, të zhvillimit të zonave historike e trashëgimisë kulturore

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME