Categories Lajme

Nisin reshjet e shiut! Si parashikohet moti për ditët në vijim

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar në emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN sesi do të jenë kushtet e motit përgjatë ditëve në vijim.

Porja tha se gjithë java në vijim do të jetë me mot të paqëndrueshëm, teksa shtoi se në territory do të kthehen reshjet e shiut dhe do të ngrihen temperaturat.

Porja tha se era do të ndryshojë drejtim, nga ai veri-perëndimor në atë jug-perëndirmo, gjë që sipas saj do të bëjë të mundur rritjen e temperaturave.

Sipas meteorologes, temperaturat do të rriten me rreth dy gradë gjatë këtyre ditëve, rritje e cila sipas saj ka nisur që mëngjesin e ditës së sotme.

“Gjithë java do të jetë me mot të paqëndrueshëm. Vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta. Sot dhe të martën, deri mesditën e së mërkurës. Pjesa e dytë e së mërkurës dhe dita e enjte do të ketë rebeshe afatshkurtra në territor. E premtja dhe e shtuna do të kenë sërish reshje, por në sasi të pakta.

Jo vetëm reshje shiu, por edhe reshje dëbore, megjithëse termometri ka shënuar rritje të ndjeshme në orët e para të mëngjesit. Ndërsa në mesditë sikurse ka qenë gjatë fundjavës. Sot kemi rreth 16 gradë celcius temperaturat në rang territori, ndërsa temperaturat minimale jo më poshtë sesa -2 gradë celcius. -2 gradë në zonat e thella malore, ndërsa në zonat e ulëta dhe bregdet, termometri i mëngjesit të sotëm luhatet nga 4-5 deri në 8 gradë.

Do të kemi erë të lehtë me drejtim perëndimor dhe veri-perëndimor gjatë ditës së sotme, ndërsa nga nesër në vijim kryesisht jug-perëndimore, çka nënkupton rritje të temperaturave dhe kthim të reshjeve”, tha meteorologia Porja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën e Voskopojës, makina përplas 41-vjeçarin

Aksident i rëndë në rrugën e Voskopojës, makina përplas 41-vjeçarin, transportohet me urgjencë në Tiranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkëmbi i Kavajës/ Zbardhen 4 vjedhje në biznese, arrestohet 31-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Shkëmbi i Kavajës/ Zbardhen 4 vjedhje në biznese, arrestohet 31-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori Policia e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Liqeni i Fierzës tërhiqet nga thatësira dhe prodhimi i energjisë, zbulohen rrënojat e qytetit të vjetër

Liqeni i Fierzës tërhiqet nga thatësira dhe prodhimi i energjisë, zbulohen rrënojat e qytetit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krumë/ Përmbyset mjeti sportiv në Has, humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai

Krumë/ Përmbyset mjeti sportiv në Has, humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira, reshje shiu dhe dëbore, parashikimi i motit për këtë diel

Ditën e diel vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet…

LEXO ME SHUME