Categories Lifestyle

Një depo vlerash ushqyese, ja ç’ndodh me organizmin nëse pini çdo ditë ujë me kastravec

Nëse mendoni se mënyra më e mirë për të nisur ditën është një filxhan kafe, një lugë mjaltë apo ujë me limon, me siguri nuk keni dëgjuar për vlerat ushqyese të kastravecit. Dhe jo kësaj here, nuk do t’ju sugjerojmë të hani sallatë apo tarator që pa hapur sytë mirë, por të bëni pjesë të ritualit tuaj të përditshëm pirjen e ujit me kastravec e arsyet do ua shpjegojmë si më poshtë:

1.Është një depo vitaminash e vlerash ushqyese: Uji me kastravec përmban vitamina A, C dhe E, të cilat luftojnë veprimin e radikaleve të lira në trupin e njeriut. Këto vitamina, kombinuar me vlerat e tjera ushqyese të kastravecit, parandalojnë mpiksjen e gjakut.

2.Mban në kontroll tensionin e gjakut: Pirja e vazhdueshme e ujit me kastravec jo vetëm që hidraton organizmin, por ndihmon në mbajtjen nën kontroll të presionit arterial. Kastraveci ushqen zemrën me sasinë e duhur të potasit duke favorizuar në këtë mënyrë qarkullimin e duhur të gjakut.

3.Redukton dëshirën për të ngrënë: Kastraveci bën pjesë në listën e ushqimeve që ju ngopin menjëherë. Nëse pini ujë me kastravec gjatë vakteve të ndërmjetme do të ndiheni më të ngopur dhe nuk do të ndjeni aspak nevojën për të futur kokën në frigorifer sa herë që ju kap uria.

4.Përmirëson shëndetin e lëkurës: Lëkura është organi më i madh në trupin e njeriut. Kontakti i drejtpërdrejtë me rrezet e diellit dhe djersitja bëjnë që lëkura të humbasë lëngje dhe të jetë më e thatë. Uji me kastravec ka në përmbajtjen e tij shumë silic, i cili eliminon toksinat nga lëkura duke e bërë të duket më e freskët dhe e re.

5.Aleat për shëndetin e mëlçisë: Sasia e lartë e vitaminave A, B, C dhe E që gjenden në këtë ujë, kombinuar me mineralet si kalciumi, fosfori dhe potasi ndihmojnë në detoksikimin e mëlçisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME