Dy këngëtaret e njohura, Anxhelina Hadërgjonaj dhe Beatrix Ramosaj, duket se së fundmi i kanë dhënë fund sherrit që nisi një vit më parë.
Dy kushërirat e njohura nuk e ndiqnin më njëra-tjetrën në Instagram, dhe burime pranë tyre rrëfyen
se shkak i sherrit ishte makeup artisti i njohur, Ariel. Mirëpo, ditën e djeshme ato u shfaqën për herë të parë pas shumë kohësh bashkë duke treguar kështu se kishin bërë paqe.
Ndërkohë ditën e sotme, ato kanë sqaruar një herë e mirë sherrin mes tyre. Anxhelina ka publikuar
një video në makinë ku shihet së bashku me Beatrixin dhe pranë saj ka shkruar: “Me gocën e tezes
që më kishte bërë unfollow”. Ndërkohë Beatrixi e ka shpërndarë këtë story dhe ka shkruar: “Me
gocën e tezes që nuk m’linte me marr frymë, që i thoshte Arielit mos të më ndihmoj hahahha. Ps:
kush i shpik këto histori?”, duke hedhur kështu poshtë lajmin se mes tyre ka pasur një zënkë.