Categories Politike

Ademi ‘dhëmbë për dhëmbë’ me Ramën: Menaxhimi i liqeneve të bëhet nga pushteti lokal, jo qeveritar

Kryebashkiakja Voltana Ademi i është përgjigjur “dhëmbë për dhëmbë” kryeministrit Edi Rama, sa i përket ndryshimeve në ligj që kreu i shtetit i ka propozuar në sesionin e ri parlamentar. Teksa ky i fundit ka paralajmëruar se për shkak të keqmenaxhimit, vija bregdetare do të menaxhohet nga pushteti qendror dhe jo ai lokal, kryebashkiakja në ikje, jo vetëm që nuk është dakord me këtë propozim, por kërkon që edhe menaxhimi i liqeneve të bëhet nga Bashkia.

 “Do të kemi propozime për ta mirëmbajtur ndryshe, jo nga agjencitë qeveritare, por që t’i kalojë pushtetit lokal. Është e vetmja mënyrë për të mbajtur të mundshëm për t’u shfrytëzuar si një aset territorial”, tha Ademi.

Këto deklarata Ademi i bëri teksa mori pjesë në aktivitetin “Thriathlon labeat”, një kompeticion tre-garësh në not, ciklizëm dhe vrapim, që prej 7 vitesh organizohet në ujërat e liqenit të Shkodrës, për promovimin e turizmit. Ademi vijon të drejtojë Bashkinë e Shkodrës, pasi kandidati socialist i cili doli fitues në zgjedhjet e 30 qershorit, Valdrin Pjetri u tërhoq nga marrja e detyrës, pasi PD-ja i publikoi dënimin në Itali për trafik droge.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME