Categories Lajme

Gafa në ‘Stade de France’/ Ironia e ambasadorit shqiptar: Shpresojmë të mos luhet himni jonë në ndeshjen Francë-Andorra

Një gabim njerëzor, e ka quajtur ambasadori i Shqipërisë në Francë Dritan Tola, atë çfarë ndodhi në “Stade de France” në ndeshjen Francë-Shqipëri, por nuk i ka kursyer as ironitë.

Ai vlerësoi faktin që zyrtarët e lartë francezë kërkuan falje për gabimin e bërë, ku në vend të himnit shqiptar u luajt ai i Andorrës, teksa theksoi se kjo gjë nuk ndikon absolutisht në marrëdhënien e mirë mes dy vendeve.

 “Ishte një incident fatkeq. Gabimi i bërë ishte njerëzor dhe gabimet mund bëhen kudo. E vlerësoj reagimin e lojtarëve të ekipit kombëtar që nuk pranuar, në sensin e mirë të fjalës, të nisnin ndeshjen pa u luajtur Himni Kombëtar. Falenderoj popullin francez dhe zyrtarët e lartë, të cilët kërkuan falje për gabimin. Kjo është një shenjë e miqësisë së sinqertë midis francezëve dhe shqiptarëve dhe ne i falenderojmë shumë ata”, u shpreh për “Radio France” ambasadori Tola.

Intervistën ai e mbylli me nota ironike.

“Të shpresojmë që ndeshjen e ardhshme që Franca ka me Andorrën të mos luhet himni i Shqipërisë”, përfundoi ambasadori Tola.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME