Categories Lajme

Një i moshuar dhe një grua mes gjashtë rasteve të reja në Fier

Janë evidentuar 6 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Fier. Burime bëjnë me dije për BW se katër raste janë kontakte të pacienteve që kanë rezultuar tashmë pozitiv në fshatin Peshtan. Një tjetër rast është një 80-vjeçar nga lagjja “15 tetori”, ndërsa po kryhet edhe hetimi epidemiologjik i rasteve të kontaktit të të moshuarit. Ndërsa një tjetër grua ka rezultuar pozitive në lagjen “8 shkurti” dhe mësohet se ka qenë kontakt i afërt me persona që kane rezultuar pozitiv në një fasoneri në Vlorë.

Për sa i përket rastit të Peshtanit janë marrë 6 mostra, nga të cilat 4 rezultuan pozitivë. Një prej tyre mësohet se ka pasur shenja të COVID-19 përpara se t’i merrej tamponi. Me shtimin e 6 rasteve të reja, në Fier, Patos e Roskovec bëhen 22 raste aktivë, 2 raste ndodhen në QSUT/ Infektiv dhe pjesa tjetër marrin trajtim ambulator.
Deri më tani, pas rasteve pozitivë janë futur në karantinë 70 persona, gjendja shëndetësore e të cilëve po monitorohet në vazhdimësi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME