Categories Lajme

“Një i ri nga Vlora që as varri nuk i dihet”, Artan Hoxha tregon historinë që e ka tronditur: Nga student drejtësie u kthye në personin më të kërkuar

Gazetari Artan Hoxha, ka rrëfyer historinë e Gramoz Rexhepit, të riut nga Vlora, i cili nga student i juridikut u kthye në shqiptarin më të kërkuar.

Hoxha në emisionin “Vetting” ka treguar të gjithë kalvarin e Rexhepit, si ai u arresua në Shqipëri, më pas në Itali për kokainë, arratisjet e njëpasnjëshme të tija nga drejtësia e disa vendeve dhe si përfundoi duke u cilësuar nga ndërkombëtarët si “njeriu që themeloi Kartelin e parë shqiptar”.

“Rastet më specifike që tani më është në mediat botërore që shoh shpesh është rasti i Gramoz Rexhepit. Gramoz Rexhepi është një i ri nga fshati i Vlorës. Ka ardhur në Tiranë për të kryer studimet në Fakultetin Juridik. Praktikisht kur është arrestuar për herë të parë pranë hotel Tiranës. I akuzuar bashkë me një person tjetër në zonën e Krujës.

Ai ishte student i universitetit në fakultetin juridik. U arrestua, u arratis nga burgu, u shpall në kërkim, u dënua në mungesë , shkoj në Itali ishte po ashtu në kërkim nga Interpoli. Nuk kishte rrugë tjetër jetese. Filloj me trafikim nga këtu gjatë kohës që ishte me kanabisin. U lidh me trafikantët e kokainës, u arrestua në Itali për kokainë, u arratis nga burgu në Itali pastaj shkoj në Spanjë. Shkoj në Belgjikë ,u kthye në Spanjë e arrestuan në Spanjë, e ekstraduan në Belgjik, u arratis prap nga burgu në Belgjikë. Ishte një nga njerëzit më të kërkuar në gjithë Europën dhe përfundoj në Amerikën Latine me një pasaportë mos gaboj të një personi tjetër. Pasaporta ishte e rregullt si pasaportë por identiteti ishte i falsifikuar.

U kap në Ekuador në qershor të 2016 dhe na janë dashur 2 muaj që të verifikohej që personi që ishte kapur ishte pikërisht Gramoz Rexhepi ai personi shumë i kërkuar në Europë. Janë të paktën 6 shtete që kërkojnë ekstradimin e tij nga Ekuadori. Pra në 2014 pasi ai e kishte bërë gjithë trajnimin e tij, njohjet pra pasi kishte shëtitur burg në burg dhe sigurisht në burg nuk ka takuar intelektualë, inxhinierë, profesorë por ka takuar ato ‘intelektualët e botës së krimit’ profesorët, inxhinierët pra bosët e krimit.

Ka krijuar lidhje që nuk i krijon dot për një ditë dhe kjo gjë ka vulosur jetën e tij dhe në Ekuador prapë u arrestua shkoj në burg me personazhe më të rëndësishme të Ekuadorit. Tashmë ka dal nga burgu edhe është zhdukur as në Ekuador nuk ka gjurmë të tij se ku ndodhet por imagjinoni jeta e një të riu në një moshë fare të re 18 vjeç, 19, 20 vjeç i cili vjen nga një fshat i Vlorës për të studiuar në fakultetin juridik dhe si ka përfunduar në personazhin të cilin mediat ndërkombëtare e cilësojnë si njeriun që themeloj Kartelin e parë shqiptarë”, tha Hoxha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME