Categories Sport

Europiani U-19 për vajza/ Shqipëria mbyll përgatitjet, gati për Armeninë

Shqipëria U-19 për vajza do të zhvillojë nesër sfidën e tretë dhe të fundit ndaj Armenisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023 për këtë grupmoshë.

Këtë të hënë, ekipi i drejtuar nga Kreshnik Krepi ka përmbyllur edhe përgatitjet për përballjen e nesërme, me skuadrën që do të kërkojë të marrë tre pikët, për t’i mbyllur sa më mirë këto eliminatore.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Krepi nuk do të ketë në dispozicion në ndeshjen ndaj Armenisë mbrojtësen Rigersa Tori, pas dëmtimit që pësoi në sfidën e kaluar ndaj Rumanisë. Pas konsultimeve me stafin mjekësor të skuadrës, Tori nuk do të jetë e gatshme të japë kontributin e saj në këtë ndeshje. Sakaq, pjesa tjetër e skuadrës është në formë të mirë, teksa grupit i është bashkuar sërish edhe Rexhina Maxhalaku, e cila për shkak të kartonit të kuq të marrë në sfidën e parë, nuk luajti ndaj Rumanisë.

Kombëtarja do të zbresë në fushën e ‘Elbasan Arena’ nesër, teksa sfida ndaj Armenisë do të nisë në ora 14:30. Në po të njëjtën orë do të luhet edhe ndeshja tjetër e grupit B3, mes Letonisë dhe Rumanisë në stadiumin ‘Egnatia’ në Rrogozhinë.

Pas dy ndeshjeve të para, ekipi kuqezi renditet në vendin e tretë, në kuotën e tre pikëve, teksa në vendin e parë renditet Rumania me gjashtë pikë dhe në vendin e dytë Letonia me 3 pikë. Ndërkaq, Armenia renditet në vendin e fundit në grup me 0 pikë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME