Categories Showbiz

Një javë para finales, cila është vajza që nuk mori trëndafil në Love Story

Ka përfunduar në natën e 14-të rrugëtimi i konkurrentes Xhesi Peraj në spektaklin Love Story, teksa nuk arriti të merrte trëndafil nga Saimiri.

Trëndafilin e parë ai ia dhuroi Generdës, teksa u shpreh se do ta zgjedhë në finale për t’i dhënë asaj dhe vetes mundësinë për t’u njohur më mirë. Trëndafilin e dytë ai i’a dhuroi Merit për të cilën tha se ka pasur më shumë ndjenja.

“Çdo e hënë është shumë emocionuese por kjo sot është akoma më shumë. Kemi pasur tre takime shumë të bukura dhe me shumë ndjenja.

Dua t’i falenderoj vajzat për kohën dhe vëmendjen që më kanë kushtuar. Shpresoj që edhe unë mos t’ju kem zhgënjyer në këtë rrugëtim”, u shpreh Saimiri.  Ndërkohë për Xhesin ai theksoi se është një vajzë shumë e rrallë dhe se e vlerëson shumë si person.

 “Xhesi je vërtetë një vajzë shumë e rrallë dhe unë të vlerësoj shumë si njeri dhe të uroj nga zemra ta gjesh dashurinë e jetës”, tha Saimiri.

Ndërkohë, bukuroshja nga Shkodra u shpreh se ka vetëm ndjesi të mira nga ky rrugëtim dhe se Saimirit i uron më të mirat e botës. “Nuk më ke zhgënjyer në asnjë moment. Falenderoj komplet produksionin”, tha Xhesi./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

E bija feston 18-vjetorin e lindjes, Juli merr surprizën emocionuese (VIDEO)

Julian Deda ka marrë mbrëmë gjatë spektaklit të “Big Brother VIP3” një surprizë shumë emocionuese…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Vjen në jetë vajza e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit, zbulohet EMRI i veçantë/ FOTO

Pritja e ëmbël e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit ka përfunduar! Moderatorja ka sjellë në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“E hëngre turpin me bukë”, Jetmiri përplaset ashpër me Ronaldon: Fyese, nuk ka vend për diskutim

Ish-banori i Big Brother VIP 3, Jetmir Salaj është përplasur me Ronaldon, ndërsa ishte i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Një boksier në BBV3! Kush është banori më i ri që hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, dhe kush u largua nga shtëpia

Shkëlqim Bega është banori i 36-të që është futur në BBV3 mbrëmjen e sotme. Gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

E ndaloi policia, Gisele Bündchen shpërthen në lot: Më përndjekin paparcët, nuk jetoj dot e qetë

Gisele Bündchen u ndalua nga policia në Surfside, Florida teksa përpiqej t’i shpëtonte një paparaci.…

LEXO ME SHUME