Categories Lajme

Një milion shqiptarë turistë në Greqi?

Shifrat e dhëna nga mediat greke se në Greqi kanë qenë me pushime mbi 1 mln persona nuk është e saktë. Përfaqësues të shoqatës së turoperatorëve sqarojnë se pavarësisht se Greqia mbetet një destinacion i preferuar kjo e dhënë është e pamundur pasi një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk janë pushues. Ndërkohë që Turqia mbetet destinacioni i preferuar i shqiptarëve edhe pse çmimet u rritën me rreth 20%.

Një milion shqiptarë që kanë hyrë në Greqi gjatë 2018 nuk janë të gjithë pushues. Shoqata e tur operatorëve thekson se kjo e dhënë është regjistruar në kufi dhe është e pamundur që të jetë e saktë.

Ata ngrenë pikëpyetje për mënyrën se si realizohen statistikat në lidhje me këtë çështje. Në këto të dhëna, operatorët turistikë pretendojnë se  pjesa më e madhe  e shqiptarëve nuk shkojnë me pushime por për vizita tek të afërmit ose për të punuar me sezon.

Besnik Vathi, Shoqata e Turoperatorëve: Janë të përhershme në hyrje në kufi dhe i analizojmë si pushues. Është e pamundur që nga Shqipëria të kenë shkuar për pushime 1 mln shqiptarë. Mund të llogaritet si turist edhe kur shkon babai tek fëmijët e tij që jetojnë në Greqi, apo lëvizjet tek të afërmit, por nuk është ajo që raportohet dhe komentohet.

Ndërkohë Turqia mbetet destincioni më i preferuar i shqiptarëve edhe pse çmimet kanë pësuar rritje me rreth 20%

Besnik Vathi, Shoqata e Turoperatorëve: Antalia në Turqi është destinacioni numër 1 që tërheq më shumë shqiptarë edhe përsa i përket numrit, por kryesisht për vlerën në të cilën pushimet paguhen në Antalia. Si destinacion 2 është Greqia, që tërheq një numër të madh, por kuptohet në vlera më të vogla, pasi edhe numri i netëve apo vendet e pushimit që kërkohen janë të lira. 

Pavarësisht krizës politike që përfshiu vendin numri i turistëve që kanë hyrë në Shqipëri ka pasur rritje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME